BlogBotaKryesoreOpinionsRajoni

Lëvizjet strategjike dhe tregjet teknologjike mes Kinës dhe Europës

Nga Aleksandër Çipa-

 Nuk ka asnjë dyshim se ndryshimet thelbësore dhe strukturore në hapësirën gjeostrategjike ndërkombëtare po evidentojnë përditshmërisht rëndësinë dhe prioritetin që po marrin kapacitetet, risitë dhe avantazhet  teknologjike si në raportet mes shteteve, ashtu edhe në kuadër të aleancave dhe rikompozimeve të interesave strategjike. Duhet thënë se tashmë në këtë hapësirë po riformësohen partneritete teknologjike edhe mes Kinës dhe Europës.

Anijet e mallrave ankorohen në një vendkalim për ngarkim dhe shkarkim kontejnerësh në Lianyungang, Provinca Jiangsu e Kinës lindore, 14 korrik 2026. /VCG

Zhvillimet  shpërfaqen nga industrializimi  te algoritmet, duke ndryshuar edhe arkitekturën tradicionale të shekujve të shkuar të rivaliteteve, të cilat mateshin me ushtri dhe ekonomi.

Ekspertët dhe njohësit e fushës vërejnë se tashmë teknologjitë e çipave, IA, rrjeteve digjitale dhe teknologjite kritike, janë tipare dhe pesha specifike e rivalitetit por edhe e ndryshimit të diplomacisë së interesave. Marrëdhënia Kinë-Europë në këtë rend në rikompozim, po merr vlerën e një nyjeje të rëndësishme të gjeopolitikës.

Në tri dekadat e fundit, Evropa dhe Kina po ndërtojnë një marrëdhënie të bazuar mbi logjikën e globalizimit: kapitali evropian, prodhimi kinez dhe tregtia si mekanizëm stabiliteti. Por tashmë kjo formulë nuk mbetet më e përshtatshme.

Më 29 qershor 2026, një tren mallrash Shandong-Evropë, një tren i personalizuar për Shandong Lingong, u nis nga Stacioni Zhubao në Linyi, Shandong./Foto nga VCG

Koha e Inteligjencës Artificiale ka transformuar natyrën e fuqisë. Teknologjia dhe sidomos informatika, nuk mbetet më veç motor zhvillimi ekonomik, por më shumë se aq. Janë instrumente sovraniteti, ndikimi diplomatik, armë sovranizmi dhe sigurie kombëtare dhe partneriteti. Për këtë arsye, marrëveshjet teknologjike mes Kinës dhe disa vendeve evropiane po shihet edhe në kuadër të ekuilibrave strategjikë, por edhe në një prizëm të ri interesash.

Diferencat e vërejtura në marrëdhëniet e tregjeve dhe aleancës euroatlantike mes SHBA dhe Europës, po shpërfaq natyrshëm edhe një tjetër kurbë interesimesh dhe shkëmbimesh  mes dy fuqive kontinentale: Europës dhe Kinës.

Është tejet e qartë se në këtë kohë Evropa ka nevojë për kapacitetin dhe fuqitë teknologjike të Kinës. Studiuesit e ndryshëm europianë këtë qasje e lidhin me Gjermaninë, si shtetin potencial të Europës. Fakti që gjigandët  e industrisë së automobilave në Gjermani vijojnë investimin potencial prej miliarda euro, në shumë qendra kërkimore në Kinë po zhvillohet industria e automjeteve autonome, e baterive inteligjente dhe e sistemeve të inteligjencës artificiale. Në këtë kontrast sistemesh për të njëjtin treg, përcakton  gjetjen e formulës mes dy natyrave të tregjeve. Por partneriteti gjermano-kinez ka avancuar  më thellësisht. Kompania e robotikëve, gjermania KUKA, e blerë nga kinezja Midea Group në vitin 2016, ishte sinjali i parë i ndryshimit kë strukturës në këtë fushë. Tashmë po krijohej bindja për transferimet teknologjike në hapësirën ndërkontinentale.

Një njësi e jashtme e një kondicioneri Midea të markës kineze është fotografuar jashtë ndërtesës së Ministrisë së Ndërmarrjeve dhe Prodhuar në Itali në Romë, Itali, 5 korrik 2026/Foto nga Xinhua

Shteti tjetër kryesor i Europës, Franca ndan strategjinë e autonomisë përmes teknologjisë. Parisi zyrtar aplikon konceptin se teknologjia është hise e sovranitetit shtetëror dhe kontinental të bashkësisë europiane. Vetë francezët e çmojnë marrëdhënien e tyre me Kinën specifikisht përmes bashkëpunimit me Airbus dhe industrisë së aviacionit. Madje zyrtarisht Parisi shprehet se prania e tyre në tregun kinez është një ndër domosdoshmëritë ekonomike.

Holanda në kuadër të interesit për tregun kinez mes strategjisë së dikurshme të shekullit XX, kur burimi strategjik ishte nafta, në shekullin XXI vëren se gjysëmpërçuesit janë burimi kryesor.

Kompani holandeze me autoritet në tregun global, si ASML në prodhimin e çipave kanë ndikim mbi nevojat e fabrikave moderne. Kufizimet mbi eksportin e këtyre teknologjive drejt Kinës nuk lidhen vetëm me tregtinë.

Pajisjet ftohëse të prodhuara në Kinë, duke përfshirë ventilatorë inteligjentë, ftohës ajri portativë dhe pajisje akulli, janë në dispozicion në Qytetin Ndërkombëtar të Tregtisë Yiwu në Yiwu, Provinca Zhejiang e Kinës lindore, 1 korrik 2026. /VCG

Mjaftojnë këto referenca për të vërejtur se sot Europa nuk është më një spektatore; ajo është një aktore që po ristrukturon ambiciet në rivalitetin teknologjik botëror.  Tek e fundit, ekspertët gjeopolitikë vlerësojnë se në epokën e inteligjencës artificiale, një antenë telekomunikacioni mund të ketë po aq rëndësi strategjike sa një bazë ushtarake…

Në fund të qershorit të këtij viti, Kina dhe Brukseli shpallën krijimin e mekanizmit të konsultimeve tregtare dhe të investimeve pas negociatave, duke publikuar një deklaratë të përbashkët për të evituar përkeqësimin e shkëmbimeve tregtare dypalëshe. Mirëpo në fillim të muajit korriku, presidentja e KE, zonja Von der Layen mbajti një qëndrim të fortë ndaj Kinës, duke paralajmëruar masa në rast të mungesës së rezultateve. Në këtë aspekt qëndrimi dhe loja e Brukselit shëmbëllen me atë të Washingtonit. Formalisht Kina këmbëngul për bashkëpunim dhe zgjidhje të mosmarrëveshjeve përmes negociatave.

Sidoqoftë, partneritetet teknologjike mes Evropës dhe Kinës po bëhen më selektive. Ndërsa vazhdon bashkëpunimi në energjinë e gjelbër, automjetet elektrike, kërkimin shkencor dhe aplikimet civile të inteligjencës artificiale. Sikundër në sektorë si mikroçipet, informatika kuantike, infrastruktura cloud, siguria kibernetike dhe algoritmet me përdorim të dyfishtë janë, e sipas gjasave do të jenë, edhe më shumë objekt kontrolli.

Sidoqoftë fluksi i shkëmbimeve po “shëndoshet” dhe më tepër do të karakterizohet në të ardhmen e afërt në këto marrëdhënie bilaterale. Kjo marrëdhënie mes bashkëpunimit dhe konkurrencës, është gjetja e të jetuarit me të dyja. Brukseli në këtë partneritet me Kinën, po gjendet pse jo edhe në momentin e një vullneti të ri vetjak, I cili ka e do të ketë interes për forcim të bashkëpunimit dhe të gjetjes së dobive që tejkalojnë paqëndrueshmëritë.

 

Artikuj të lidhur

Back to top button