Blog

Kuvendi miraton “Buxhetin 2025”, me 75 vota pro dhe 24 kundër

Kuvendi miratoi nen për nen dhe në tërësi buxhetin e shtetit 2025 me 75 vota pro dhe 24 kundër.

Vlera e të cilit është 8.2 miliardë euro. Votat pro buxhetit i dhanë dhe PSD.

Ndërkohë PS rrëzoi 55 amendamente në total të propozuara nga deputetët e opozitës, të PD dhe Partisë së Lirisë, dhe Alibeajt.

Ata u konsideruan nga maxhoranca socialiste si të panevojshme dhe si provokim politik.

Nga ana e tij Ministri i Financave Petrit Malaj tha se këto amendamente do ta kthenin atë në një ‘buxhet piramidal’

Amendamentet e para që socialistët rrëzuan me votë ishin ato të propozuara nga Sali Berisha i cili u rikthye sot në Kuved pas 11 muajsh në ‘arrest shtëpie’ në kuadër të hetimeve për aferën e privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani, për të cilin SPAK e akuzon ish kryeministrin për korrupsion.

Kartonët e kuq të socialistëve u ngritën edhe për 11 amendamentet e PL-së dhe të opozitës. Me 77 vota u rrëzuan 2 amendamentet e propozuara nga PD për të pezulluar të gjitha prokurimet për investime publike dhe shpenzimet luksi deri në momentin për caktimin e minimumit jetik, për të cilën deputeti i PD-së Flamur Noka propozoi 200 euro. U rrëzua edhe amendamenti i PD-së për rimbursimin e parukeve dhe protezave të gjirit.

Kryeministri Edi Rama nuk ishte sot në seancë parlamentare, pasi ndodhet në Bruksel në pritjen e organizuar nga Presidenti i ri i Këshillit Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Në seancë është vëne re dhe mungesa e Lulzim Bashës, kreut të demokratëve euroatlantikë. Ndërsa ish kryeministri Berisha u largua nga seanca pasi mbajti fjalën për amendamentet e tij dhe u rrëzuan me votë.

Çfarë parashikon buxheti?
Ligji më i rëndësishëm ekonomik i vendit për buxhetin e shtetit po shkon drejt mbylljes së siparit të diskutimeve… Plot 825 miliardë lekë pritet të jenë do të jenë në dispozicion të institucioneve për tu shpenzuar për shërbime shëndetësore, për paga, për skemat e mbështetjes të familjeve në nevojë, pensione, arsim, punësim, sigurinë, bujqësinë, transportin rrugor, drejtësinë e deri tek shpenzimet për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button