
Nga Irena Beqiraj-
Në verën e vitit 1942 Winston Churchill pati një takim të gjatë me Stalinin, takim që sipas historianëve krijoi urrat e lidhjes në luftën kundër Hitlerit.
“Të nesërmen e takimit kokë më kokë ,ku kuptohet kishin pirë edhe vodka, Churchill i dërgoi një mesazh Stalinit:
I dashur mik ! Mbase është e tepërt kjo që po ju shkuaj por të dy ne, duhet të sigurohemi që përkthyesit tanë të jenë diskret dhe të ruajnë kofidencialitetin e bisedimeve tona.”
Stalini i kthehet me një shënim – I nderuar, mik mendoni për përkthyesin tuaj ! Unë e kam vrarë që dje përkthyesin tim”
Kjo është historia që u tregoj miqve kur më pyesin se çfarë mendoj për largimin e më pas mesazhin e Elisa Spiropalit .
Jo , Spiropali nuk është dëm kolateral i ikjes së Ballukut e cila po demontohet nga pushteti me delikatesë duke i krijuar idenë se ajo do ta ushtrojë pushtetin nëpërmjet njerëzve të zgjedhur prej saj . I ikuri nga politika edhe vdekuri kanë të njëjtin pushtet mbi të mbeturit pas .
Sikurse Elisa e di mirë, që nuk i ka shërbyer të mirës publike. Anipse më duhet ta them që nëse do të më duhej të zgjidhja midis të dyjave
do të zgjidhja pa asnjë mëdyshje të punoja në një tavolinë me Elisën .
Por duhet thënë se shërbimi ndaj Ramës është vija e rezistencës më të vogël, rruga më e lehtë. Shërbëtori nuk shqetësohet, ai mendon se i di vlerat e tij, shërbëtori nuk interesohet për të tjerët, shërbëtori është në kërkim të adrenalinës që i jep pushteti .
Elisa ishte përkthyesi i Ramës, edhe Rama ka vuajtur nga paranoja e çfarë mund të thonin lartë e poshtë përkthyesit e tij ! Por ndryshe nga Stalini, autokratët modernë si Rama shërbëtorëve apo përkthyesve të tyre nuk u marrin jetën, por nderin.



