Aktualitet/LajmeKryesore

Kush e solli?… “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” vjen në Tiranë.

Nga Esmeralda Selita

Spektakli marramendës me titullin kurorë “Nënë Tereza shqiptarja e gjithë botës”, këtë vit do të ulet
në Tiranë.
Për pak ditë. Afaristët shqiptarë më të zëshëm anembanë botës po mblidhen në Tiranë.
Sokol Guga është moderatoi i spektaklit që do ta realizojë këtë magji; njësoj si në legjendën ‘Kush e
solli Doruntibëb:.
E kemi ndjekur në rrjetet sociale të publikojë skenografinë e edicionit të 3-t të spektaklit
madhështor “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” i cili këtë vit do të jetë kryeqyteti shqiptarë,
Tirana, e cila do të mirëpres 12 shqiptarë të suksesshëm ne vende të ndryshme në botës.
Realizimi i spektaklit do të jetë Tetari Kombëtar i Operës dhe Baletit ku do të mirëpresë artistë e
biznesmenë të cilët e kanë lartësuar emrin e vendit nga vijnë, Shqipëri.
Padiskutim që do të jenë po ata bashkëpunëtor besnik që e kanë shoqëruar Gugën edhe në
produksione të tjera si skenografi i mirënjohur Bledar Gërcaliu, drejtori i fotografise Olsi Tufa,
mjeshtri i audios Andri Gjini, grafisti i talentuar Taulant Hyso, kryeredaktoria Fabjola Kuburi, drejtori i
prodhimit Leko Gjermani, orkestruesi i talentuar Jusiald Xhani, kryekoordinatori Enea Trimi e deri tek
regjisori Armelin Llanaj.
Sokol Guga shprehet se ky edicion do të jetë shumë i kushtueshëm financiarisht pasi per secilin
personalitet do te ngrihet një grup xhirimi për ti xhiruar në vendet ku ata jetojnë.
Spektakli “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” do të ketë edhe artistë të ftuar special të cilët do ti
bashkohen këtij organizimi madhështor nga balerinë, tenor, soprano, aktor, të cilët do të
shoqërohem nga orkestra filarmonike.
Një mbrëmje madhështore pritet të vijë së shpejti në ekranin e televizionit kombëtar Klan Plus.
Spektakli “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” do të drejtohet nga producenti Sokol Guga e
modelja e gazetaria Matilda Mcini.
Orkestra do të drejtohet nga maestro, dirigjenti Zhani Ciko si dhe artistët baritoni Armando Likaj,
mexosoparno Ivana Hoxha, trupa e baletit e drejtuar nga koreografia Blerina Arbana e plot surpriza
të tjera qe publiku do te ketë kënaqësinë ti shoh në datë 5 Shtator, ditën e Shenjtërimit të Nënë
Terezës

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button