Blog

Kur Isuf Luzaj refuzoi Institutin italian (Fragmente nga ditari i Patriotit Shqiptar)

Nga Isuf Luzaj
“21 maj 1939
Më 10 prill, e para ditë që u paraqita në Institutin tregtar, i dorëzova Naun Strallës, drejtor titullar, dorëheqjen time nga detyra si mësonjës i letërsisë shqipe në këtë Institut.
Për arsye se dorëheqja lakonike ishte e pamotivuar, drejtori më kërkoi të shtoja motivimin. Shtova: Për arsye se agresioni
Italian ndaj popullit shqiptar është një okupacion ushtarak që vë në robëri atdheun tim; për arsye se Italia është një okupatore;
Shqipëria një koloni e aneksim;
Për arsye se unë JAM SHQIPTAR e jo kolon
në qendër të Europës; për arsye se qeveria fashiste e Tiranës s’është tjetër veçse proforma¹ të fuqisë nën urdhrat e Romës.
Për arsye që s’ekziston shtet shqiptar nuk pranoj t’i mësoj shqipen në gjuhë italiane një popullit në robëri. Nuk i shërbej e s’i betohem dot një mbretit të huaj, një shtetit të huaj, një populli të kolonizuar me anë të fuqisë brutale.
Nauni u tmerrua.
Nuk do të kisha folur në këtë ditar për këtë dorëheqje, po të mos kish pasur këto konsekuenca. Drejtori Naun Stralla, për të më ruajtur nga informatorët Gaxho e Ziguri, këtë dorëheqje e mbante në xhep, po kur erdhën formularët e betimit u shtrëngua të më ftojë
për të më pyetur nëse kisha këmbyer mendim
e nëse duhet që këtë dorëheqje t’ia dërgonte Tiranës.
I thashë se bënte shumë keq që më pyeste akoma. Më tha:
– E di ku do të mbarosh?
– E kupton edhe një foshnjë, i thashë.
Që më 15 prill e deri më sot shumë herë më thirri kuestori italian Salvoni, por nuk vajta.
Sot më detyruan më fuqi të armatosura e më çuan në konsullatë para Salvonit. Atje ishin prezentë: kuestori italian, prefekti Seit Qemali, avokat i shtetit Sezai Qemali e kolonel Ilo Grella.”
Vijon…
➡️ Isuf LUZAJ “Professor of America”
Shënim: Profesor Luzaj i priti me pushkë në dorë fashistët italian, dhe për këtë arsye më pas u arrestua edhe u internua në Ventotene…

Artikuj të lidhur

Back to top button