KryesoreKulturePolitikeRajoni

KTHEMA ADRESËN!

KTHEMA ADRESËN!
Protesta e radhës në Medvegjë

 

Nga Refik Hasani

Protesta, në Medvegjë është kundër diskriminimit, përmesë pastrimit etnik-pasivizimit, zhvendosjes dhe dëbimit,shtypjes dhe shkeljeve që i bëhen shqiptarëve në Medvegjë.

Kujtojm se më datën 12 gusht 2024, shqiptarët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci në mënyrë paqësore realizuan marshin protestues në qendrën e qytetit në Bujanoc, po ashtu më datën 23 shtator 2024,shqiptarët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci në mënyrë paqësore realizuan marshin protestues në qendrën e qytetit në Preshevë.

Protesta e caktuar e radhës në Medvegjë, më datën 3 nëntor 2024, me moton ‘’kthema adresën’’,është edhe kundër diskriminimit, në përdorimin e Gjuhës Shqipe, të Simbolit Kombëtarë, në investime e Përfaqësime.

Protesta e caktuar e radhës në Medvegjë,është vazhdim i marshit protestues në Bujanoc dhe marshit protesues në Preshevë, që ishin mbajtur si protesta gjithëpopullore, me moton për IDENTITET e DINJITET,ishte marshimi përballë padrejtësive e diskriminimit, ku është përgjegjësi e përbashkët dhe e domosdoshme për të tashmen e të ardhmen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Protesta është për të dëshmuar për të satën herë se përkundër mbajtjesë dhe organzimit të Referendumit të datës 1 e 2 mars 1992, por edhe pas përfundimit të luftës së UÇPMB-ës dhe Marrëveshjesë së Konçulit, asnjë marrëveshje në mbrojtje të vullnetit plebishitar të kësaj Krahine shumicë nuk është duke u zbatuar, dhe nuk mund të shtyhen pafundësisht!?.

Dy marshet protestuese dhe protesta tani e paralajmëruar në Medvegjë, jan për zbatimin e Marrëveshjeve të nënshkruara dhe për përmbushjen e detyrimeve të shtetit ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button