
Nga Bahri Cani-
Në Hagë e kanë rendin sot të akuzuarit: Ata do të thonë fjalën përfunditmare pas një procesi shumë të gjatë. Në Hagë sot janë edhe përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, familjarët dhe dhjetëra gazetarë, që më parë nuk i kam parë atje…
Kam përcjellur me vëmendje këtë proces në Gjykatën Speciale, kam qenë edhe në vendin e ngjarjes dhe kam raportuar nga atje shpesh – të akuzurit Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë mohuar çdo lloj fajësie ndaj akuzave për krime lufte, krime kundër njerëzisë, apo tortura e vepra të tjera.
Edhe sot pritet që në deklaratat e tyre përfunditare të hedhin poshtë të gjitha akuzat dhe të mohojnë ato kategorikisht. Nga ana tjetër Prokuroria kërkon dënim pak a shumë të përjetshëm të të gjithë atyre – nga 45 vjet heqje lirie!
Kujt do t’i besojë trupi gjykues, nuk dihet tani. Kam shikuar me vëmendje nga galeria edhe shprehjet trupore të tyre, lëvizjet e syve apo grimasat e fytyrës. Rrallë herë mund të kesh vërejtur diçka të rëndësishme…
Ata do të kenë kohë tre muaj për të vendosur. Por të shohim sot se çfarë do të thonë të akuzuarit…



