
Kosova konsumon oret per te shkuar ne raundin e katert te zgjedhjeve te parakohshme pas krizes se brendshme qe po shfaqet ne LDK, e cila pas refuzimit te gjashte deputeteve per t’i dhene voten kandidatit Bekim Sejdiu, rrezikon te fraksionohet.

Ka përfunduar pas dy orësh, takimi ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Derisa kryeministri Kurti ka ikur nga prania e mediave, Abdixhiku ka thënë se përkundër faktit që takimet do të vazhdojnë, numrat nuk janë për zgjedhjen e Presidentit të ri.
“Fatkeqësisht po shkojmë në zgjedhje. Unë sa po shoh me pozicionet e bëra publike, ne po krijojmë një situatë të pamundësisë numerike për të marrë vendim”, ka thënë Abdixhuku pas takimit.
Ndërkohë, Kurti ka mbajtur takime edhe me përfaqësues të komuniteteve pakicë në Kuvend. Sipas burimeve, takimet po ndodhin në përgatitje për vazhdimin e seancës konstitutive që pritet të mbahet deri të shtunën.



