
Nga Bahri Cani-
Dështoi seanca e sontme për zgjedhjen e Presidentit apo Presidentes së re të Kosovës. Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit, ndërpreu seancën, me fjalinë – e ndërpres seancën dhe shihemi në seanca të tjera!
Në seancë ishin vetëm 66 deputetë, ndërsa kërkohen të paktën 80 deputetë.
A do të ketë seanca të tjera të këtij Kuvendi, tani mbetet për interpretime juridike dhe varet edhe nga vendimet e Presidentes aktuale Osmani, sepse Kuvendi ka (pasur) siç thuhet, afat deri sonte në ora 24.00 të zgjedhë presidentin e ri.
Kandiatë ishin Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku nga LVV.
Tani priten hapat e tjerë. Pritet që Presidentja aktuale Vjosa Osmani të vendosë nëse menjëherë do të shpërndajë Kuvendin apo jo dhe nëse do të ketë kërkesa për intepretime kushtetuese.
Unë për vete kam lexuar disa herë të gjitha nenet e Kushtetutës për këtë çështje, por nuk dua të merrem me interpretime, sepse ka hapsirë për ekspertë…
Por disa fakte dihen; Kuvendi nuk e zgjodhi Presidentin e ri. Ndërsa Vjosa Osmani më nuk do të jetë Presidente pas datës 5 prill. Tani priten vendimet e Presidentes Osmani.
Për zhvillimet e tjera duhet të presim, sepse të gjitha janë vetëm çështje intepretimi të ekspertëve.



