Në vijim të dokumentit të dorëzuar zyrtarisht në Kuvend, deputetët e shumicës theksojnë se “nëpërmjet këtij njoftimi jo vetëm kemi si qëllim informimin e kolegëve në komision dhe ftesën ndaj tyre për t’ju bashkuar vizitave dhe intervistave në institucionet përkatëse, por edhe informimin e strukturave administrative të Kuvendit të marrin masat logjistike, administrative dhe financiare, për lëvizjen e deputetëve si dhe për evidentimin dhe dokumentimin e këtyre vizitave dhe intervistave në këto institucione”.
Referuar kalendarit vizitat janë parashikuar të zhvillohen në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, në qendrat dhe institucionet që po zbatojnë kontratat koncensionare të sterilizimit dhe kontrollit bazë mjekësor.