Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Konfiskohen dy resorte luksoze të Emiljan Burbës, vlera e tyre mbi 3 milionë euro

Gjykata e Tiranës ka vendosur të konfiskojë pasuritë e Emiljan Burbës dhe familjarëve të tij. Në listën e pasurive të konfiksuara janë dy godina resorte, me vlerë mbi 3 milionë euro.

Pasuritë në fjalë ndodhen në zonën e Vergos dhe Delvinës, në qarkun e Vlorës.

Në argumentin e tij mbrojtës para drejtësisë, Burba ishte shprehur se i kishte bërë me punën si murator dhe kamionist në Itali.

Më 23 Shkurt 2023 Prokuroria kishte njoftuar sekuestron e dy pasurive.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi u gjet fajtor dhe u dënua në formë të prerë nga Gjykata e Apelit të Torinos për trafikim lëndësh narkotike.

Emiljan Burba u arrestua në 21 prill 2014 me qëllim ekstradimi drejt Italisë, ndërsa gjatë kësaj kohe Prokuroria e Tiranës nisi të kalojë në sitë ligjshmërinë e pasurive të tij.

Artikuj të lidhur

Back to top button