Nga Spartak Tili/
Kompozitor-
E dashur Parashqevi,
Ne morine e portaleve qe kam lexuar per ty dhe per jeten tende, ve re me dhimbje jeten e veshtire qe ke kaluar dhe kalon.
Per cudi,nxjerr nje perfundim se kjo golgotha ose e thene me thjesht mundime qe ke kaluar ka pak ngjashmeri dhe me ate qe kam kaluar dhe une S.Tili, kompozitor i disa bashkepunimeve tona muzikore te mirepritura nga publiku, dhe nxjerr disa perfundime ne lidhje me ngushellimin dhe dhimbjen qe ndjejej perkundrejt teje.
Pyes veten perse duhej te ndodhnin me pa tjeter keto qe ndodhen ndaj teje??
E dashur Parashqevi,
E kam te lehte dhe te qarte per ta shprehur dhe kuptuar.
Ti erdhe pa te keq nga Amerika por me nje enderr te vetme, te thjeshte e te bukur qe ishte deshira per te kenduar para publikut tend te dashur shqiptar.
Si ty edhe une pothuajse ne te njejten kohe me ty, u ktheva ne Shqiperi nga Greqia me nje tufe rreth 20 kenge te reja e thene ndryshe me nje enderr per te ringjallur veten ne vendin tim, per te realizuar nje koncert me keto kenge.
Se pari u drejtova ne qytetin tim te lindjes, ne Korce,
me pas ne qendren time te punes ne R.T.SH. dhe ne persona te vecante profesioniste.Ne asnje vend nuk mu hap dera. Mbeta ashtu sic kisha ardhur, ashtu sic erdhe ti nga Amerika me zerin tend te bukur.
Ashtu si une edhe ti e humbem deri diku mencurine dhe kishim akoma ne mendje pamjen e meparshme te vendit tone por na doli perpara nje e vertete krejt tjeter.
E them me bindje se Shqiperia kish ndryshuar jo per mire.
Gabimi si per ty ,si per mua ishte se si ti ne Amerike, si une ne ne Greqi harruam te merrnim me vehte torben me dollare.
Ky ishte “Faji’ jone, kurse ketu ne Shqiperi, kur erdhem, harruam te kuptonim se ata qe drejtonin per realizimin e endrrave qe sollem ne me vehte si drejtues, udheheqesa artistike, drejtore etj donin te dinin se cfare permbanin torbat qe kishim me vehte une dhe ti ne kurriz, te cilat per fatin tone te keq, ishin bosh.
Dua te te perqafoj dhe te te perkrah duke te dhene kurajo, force dhe deshire per te kenduar ne vazhdim per popullin tend, njerzit e tu, admiruesit e tu dhe ta ngresh veten me dinjitet per te qene ajo qe je kengetarja e bukur ,e cmuar dhe frymezuese.
Te tjerat qe une lexova neper portale jane lot krokodili, te kujtdo qofshin ato si per ty dhe si per mua, megjithese une jam dicka ndryshe prej teje dhe ju rezistoj ketyre ngjarjeve te padeshiruara duke demtuar ndonjehere dhe shendetin.
Jam se tepermi i kenaqur me bashkepunimin dhe realizimet qe kemi patur ne te kaluaren dhe deshiroj qe dhe ti te ndjesh nje kenaqesi te se mires dhe te bukures qe ti ke lene me zerin dhe interpretimin tend te mrekullueshem ne shiritin e arshives se R.T.SH-se si dhe ne arshivat personale te familjeve shqiptare,ne
zemrat dhe kujtesen e tyre.
Deshiroj shume qe per kete kontribut te madh te jesh krenare, e lumtur dhe e shendetshme.
Gjithashtu deshiroj qe Shteti Shqiptar te te japi titullin “Nder i Kombit” te shoqeruar me nje Pension te vecante,gje qe nuk e ka te veshtire per ta bere.
Megjithate , ki durim se edhe une kam 12 vjet qe e pres kete pension,qe kur ishte Ministre e Kultures Zonja Mirela Kumbaro dhe nuk dorezohem, jam duke rezistuar.
Deshira ime e madhe eshte te formosh familjen tende te Vogel e te mos te te mungoje djali yt i dashur dhe te ndjesh kenaqesi si Nene.
Kaq pak gjera jane te realizushme per t”ja dhene nje artisteje te madhe sic je ti.
Te perqafojme se bashku me gruan time Anthulen dhe te urojme gjithe te mirat!