Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Komisioni TIMS/ Hidhet poshtë kërkesa e Salianjit, Balla, Rrumbullaku dhe Ervin Muça do pyeten me dyer të mbyllura

Ka nisur punimet Komisioni Hetimor për të dhënat TIMS. Kryetari i Komisionit, Ervin Salianji propozoi që ditën e sotme kur do të pyeten ministri i Brendshëm Taulant Balla, ish-drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit Ervin Muça dhe drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku, të bëhej me dyer të hapura.

Mirëpo kjo kërkesa e Salianjit është hedhur poshtë nga përfaqësuesit e mazhorancës dhe pyetja e tyre do të bëhet me dyer të mbyllura.

“Votimi kundër mbledhjes me dyert hapur është në kuadër të zbatojmë ligjin për informacion të klasifikuar. Duhet të vazhdojmë me mbledhjen m ministrin e brendshëm me dyer të mbyllura”, u shpreh deputeti socialist Toni Gogu.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button