Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

“Kjo aleancë është anti-SPAK”, Alibeaj: Po u japin një dorë hajdutëve dhe lënë nën shantazhin policor të gjithë protestuesit

Deputeti Enkelejd Alibeaj denoncoi edhe nga jashtë Kuvendit konsensusin e arritur mes mazhorancës dhe opozitës për amnistinë fiskale, duke theksuar se protestuesit e opozitës po lihen jashtë.

Deklarata e plotë:

Siç e bëra me dije dje në fakt, amnistia nuk ishte në rendin e ditës. Dhe sigurisht gjërat e gatuara ne errësirë dhe natën, nuk premtojnë asgjë të mirë. Dhe në fakt ajo se çfarë ndodhi sot besoj që fillon dhe hedh pak dritë mbi pazarin që është duke u gatuar në parlament dhe që pritet të votohet. Është e thjeshtë për të gjithë se çfarë ky Pazar ka sot në përmbajtje të tij. Për ta bërë të thjesht për të gjithë publikun, me amnistinë që sot premtohet të votohet nga njëra anë i jepet një dorë hajdutëve të qeverisë dhe kuptohet fare mirë kjo gjë sepse ka kaq kohë që ne kemi depozituar dhe e kemi bërë të qartë që një amnisti që duhet të jetë vërtetë një akt mëshire, nuk duhet të prek askënd nga ata të cilët janë të dënuar nga SPAK-u dhe nga GJKKO-ja. Se s’mund dhe s’duhet të ketë mëshirë për hajdutët e këtij vendi. Dhe nga ana tjetër përjashtohen të gjithë protestuesit, ata protesues që kanë dalë këtu bashkë me ne, të cilët protestonin në fakt kundër hajdutëve të qeverisë.

Pra, ky është pazari, kjo është aleanca. Pra, t’i japim një dorë hajdutëve dhe i lëmë nën dhunën, nën trysninë, nën shantazhin policor të gjithë protestuesit. Dhe pyetja është e thjeshtë për këdo, kjo aleancë midis kujt është? Kjo aleancë është anti-SPAK. Do të duhet bërë e qartë për të gjithë që nëse ka një synim, një target, është pikërisht SPAK-u. Sot sinja më i madh që i jepet me këtë marrëveshje, me këtë pazar është pikërisht SPAK, Altin Dumani. E keni parë në fakt të gjitha klithmat që kryeministri ka bërë kohë më parë kundër BKH-së.

 

 

I keni parë besoj të gjitha sinjalet e dhëna nga përfaqësues të mazhorancës për të krijuar një komision i cili do të kontrollojë përsëri SPAK-un. Kjo e sotmja është një sinjal akoma dhe më i fortë kundrejt SPAK-ut. Domethënë SPAK-u dënon hajdutët e qeverisë, Parlamenti sot mesa duket kanë rënë në ujdi, në pazar që duan t’i nxjerrin nga burgu. Dhe nga ana tjetër ata të cilët do të duhej të meritonin mëshirë, janë pikërisht protestuesit, është publiku shqiptar i cili vite më parë kërkoi të dilte pikërisht kundër kësaj hajdutërie masive që kjo qeveri bën prej vitesh. Ndaj kjo nuk është ligj amnistie, është ligj i aleancës anti-SPAK. Për këtë arsye, ju e keni ndjekur edhe në komision të ligjeve, edhe sot, unë e kam depozituar amendamentin tim. Është shumë i thjesht, i kuptueshëm për këdo.

Çdokush i ndjekur penalisht nga SPAK-u, nuk duhet të përfitojë. SPAK-u duhet lënë i qetë të vazhdojë ndjekjen penale deri në fund. Çdokush i cili është i dënuar nga SPAK dhe nga GJKKO, nuk duhet të përfitojë ulje dënimi dhe kjo gjë është bërë e qartë. Çdokush i cili është i dënuar ga GJKKO-ja me dënim të formës së prerë, nuk duhet të përjashtohet nga vuajtja e dënimit. Dhe ky është amendamenti. Dhe tjetri është shumë e thjesht, të gjithë protestuesit, jo vetëm të PD, shqiptarët, ata të Shkozës, ata të Astirit, ata të Klodian Rashës që u ngritën, ata të Teatrit, ata që Partia Demokratike ngriti, ja pikërisht këtu në këtë zonë kundër hajdutërisë qeverisëse, do të duhet të kenë pikërisht aktin e mëshirës dhe për të cilët ne kemi vendosur në këtë amendament.

Ky është sensi i amnistisë, i mëshirës nga ana tjetër, por i dhësnies të një sinjali mbështetjeje të fortë SPAK-ut sot. Sot SPAK-u është në kulmin e vetë. Sot SPAK-u godet grupet kriminale, sot SPAK-u godet grupet korruptive, sot SPAK-u është drejtuar kundër kupolës qeverisëse, dhe mendoni jut ë gjithë këta jënë nën ankthin e frikës së SPAK-ut. Mesa duket janë bërë bashkë tashmë. Sot është momenti më i papërshtatshëm, sot, nesër e pasnesër që t’i jepet kjo goditje, ky sinjal nën brez SPAK-ut, GJKKO-s, drejtësisë së re dhe gjithë aspiratës shqiptare. Pres sot nga parlamenti që ta marrë në shqyrtim dhe në fakt ky është testi i moralitetit, i mbështetjes, i dëshirës po të doni ndaj protestuesve dhe drejtësisë së re. Do të shohim dhe besoj këtu do të jemi të kuptoni gjithçka.

 

 

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button