Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

“Kimistë nga Rusia për kokainën”- Gazetari: Si funksionojnë laboratorët e drogës në Shqipëri

Një operacion i madh antidrogë u zhvillua mbrëmjen e të premtes në Tiranë dhe zona të tjera përreth kryeqytetit, ku u zbuluan dy laboratorë droge.

Gazetari Lavdrim Lita, ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania ku zbuloi detaje nga megaoperacioni i policisë.

Lita tha laboratorët e kokainës dhe drogërave sintetike operojnë prej vitesh në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Ai nënvizoi se ka indicie për kimistë të ardhur nga Rusia dhe Amerika Latine të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

“Laboratorët janë shumuar dhe ka kimistë nga Amerika Latine dhe Rusia që jetojnë dhe punojnë brenda territorit shqiptar për të shtuar kilogramët e kokainës”, tha gazetari.

Ai tregoi dhe mënyrën si funksionojnë këto laboratorë droge, ku sasinë e marrin me një purifkim nga Bolivia, Peruja dhe Kolumbia, që quhen ndryshe ‘pastat e kokainës’. Më pas kimistët bëjnë përpunimin, ku ulin dhe pastërtinë e kokainës.

“Kokaina është një produkt që përzihet me shumë produkte të tjera që nuk janë të shëndetshme për trupin e njeriut. Laboratorët nga 1 kg arrijnë të prodhojnë në 10 kg, duke ia ulur efektet e pastërtisë 100% deri në 45%.

Në Amerikën Latine fshihen një pjesë e madhe e narkotrafikantëve dhe thuhet që shqiptarët nuk pyesin për çmimin por për sasinë e saj për ta transportuar”, tha Lita.

Gazetari theksoi se SPAK ka udhëtuar në Brazil dhe Argjentinë pikërisht për goditjen e këtyre grupeve kriminale që merren me trafikun e kokainës.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button