Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Karamuço tregon kërcënimet e grupeve kriminale ndaj SPAK: Fotografuan vajzën e prokurorit, sot ajo…

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka treguar tre raste të rënda ku pjesëtarë të krimit të organizuar kanë kërcënuar prokurorë dhe gjyqytarë të institucioneve të reja të drejtësisë, në tentativë për t’i frikësuar që të mos i hetojnë.

Duke komentuar në emisionin “Top Story” operacionin “Metamorfoza 2”, me 50 urdhër arreste për emra të rëndësishëm të botës së krimit, Karamuço tha se pjesa e tretë e këtij operacioni do të ketë më shumë emra politikanësh dhe policësh të implikuar.

Sipas Karamuços anëtarë të grupeve kriminale kanë kërcënuar në një rast me lëndë plasëse një prokuror të SPAK, i kanë vendosur pistoletën në gojë bashkëshortit të një gjyqtareje të GJKKO-së, si dhe kanë fotografuar për shantazh vajzën e një prokurori tjetër të SPAK. Për këtë të fundit, Karamuço tha se ajo ruhet edhe sot nga forcat speciale të huaja në vendin tonë.

“Te treshi do të shohim më shumë politikanë dhe më shumë policë. Këta, që këto urdhër arreste të mos të ndodhnin ça bënë, llogaritën C4 për prokurorin e SPAK-ut.

I futën në gojë pistoletën burrit të një gjyqtareje të SPAK-ut, shkuan dhe fotografuan vajzën e një tjetër prokurori të SPAK-ut dhe ia çuan, dhe kjo vajzë sot ruhet nga forcat speciale të huaja”, deklaroi Karamuço.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button