BlogKryesoreNdodhiOpinions

“Kapiten i USS Pearl Harbour apo i peshkarexhës së Lucës”

Nga Auron Tare-

Ndoshta për rastësi, në ditën e 80 vjetorit të krijimit të Shkollës “Skënderbej”, Ambasada Amerikane në Tiranë postonte një video të shkurtër. Video tregonte udhëtimin e një ushtaraku amerikan i cili jo vetëm ishte lindur dhe rritur në Tiranë por deri në gjimnaz kishte qënë një “cun Tirone”. Ikur në Amerikë, djal i një ushtaraku që kishte mbaruar Shkollën e famshme “Skënderbej” gjeti hapsirën e tij në ushtrinë amerikane dhe pas një karriere të gjatë ne Flotë, tani ishte emëruar Komandant i anijes “USS Pearl Harbour”.
Arritja e tij ne nje prej flotave me te medha ne bote tregon aftesite individuale te shqiptareve. I edukuar ne familje ushtarake “cuni tirons” po te kishte qendruar ketu me gjithe deshiren e madhe per te sherbyer do kishte perfunduar ndonje kapiten peshkarexhe te anijet e Luces. Rasti i tij dhe jo vetem eshte nje shembull se si shqiptaret e afte preferojne te sherbejne ne ushtri qe njeh aftesite e tyre. Shkollen e famshme “Skenderbej” qe nxori nga gjiri nje plejade ushtarakesh te perkushtuar per atdheun e tyre e mbylli reforma e Berishes. Oficeret qe gjithe jeten e tyre u perpoqen per vendin perfunduan duke shitur banane, muratore ne Greqi apo ata qe mbeten ketu mbyllen jeten ne apartamenten e rendomta komuniste. JO vetem nuk i falenderuar per sherbimin e tyre por i perbuzen dhe i lane menjane si njerez pa vlere. Nderkohe deri me sot edhe pas ikjes se Berishes nuk pati asnje deshire per te ringritur nje shkolle si ajo “Skenderbej” e cila edukonte te rinj me dashurine per vendin e tyre. Nje vend qe nuk do ushtrine e saj dhe nuk krijon kulturen per te ruajtur dhe mbrojtur ushtaraket e vet eshte nje shoqeri e destinuar te humbase jo vetem respektin e miqve por edhe friken e armiqve.

Artikuj të lidhur

Back to top button