Aktualitet/LajmeBlogEkonomiKryesoreNdodhiOpinions

Kanakarja e Vlores propozon per oligarket

Nga Irena Beqiraj-

Kanakarja e Vlorës, mercenarja pa përvojë e atelies së mazhorancës ku qepen ligje me porosi !
Atelies së maxhorancës ku qepen ligje me porosi i është shtuar Zamira, e cila pa u menduar dy herë propozon që ligji 9710 i vitit 2007 për portet turistike në Republikën e Shqipërisë të ndryshojë .
Zamira shkruan në relacionin e projektligjit :
“Ligji 9710 parashikon një rregull të përgjithshëm, realizimin e porteve turistike sipas rregullave konkurruese koncesionare ndërsa Ligji për Investimet Strategjike përcakton proçedura të veçanta administrative “
Ndaj deputetja e re që nuk ka ngrohur akoma karriken, e sheh me vend që të ndryshojë Ligji 9710 i cili kerkon që ndërtimi edhe operimi i porteve turistike të jepen me proçedurë konkurruese, duke propozuar që të përjashtohen nga ky rregull edhe të jepen pa garë portet që janë pjesë e investimeve strategjike. Sipas Zamirës mbivendosjet midis dy ligjeve shkaktojnë vonesa .
Që Zamira të mos i njoh ligjet nuk është mëkat, është e re në detyrë por, të mos i lexojë ato para se të propozojë ndryshime me firmën e saj , është e dhimshme.
E para, Zamira duhet të ketë dëgjuar që ligji për Investimet Strategjike eshtë i përkohëshëm dhe shtyrja e afatit të tij 6 herë ka qënë pjesë e shqetësimeve nga partnerët ndërkombëtarë si tregues i mungesës së mirëqeverisjes .
Thënë këtë, në fillim të 2026 të propozosh që një ligj i përhershëm si ai i ndërtimit edhe operimit të porteve turistike të ndryshojë e ti përshtatet një ligj të përkohshëm që përfundon në Dhjetor 2026 , duket jo racionale edhe jo logjike.
E dyta , po ta kishte lexuar ligjin për Investimet Strategjike do të kishte lexuar nenin 17 të tij i cili thotë :
“Kur legjislacioni në fuqi parashikon zhvillimin e procedurave konkurruese/tenderuese/ konçesionare vetëm pas përzgjedhjes së subjektit fitues të garës dhe nëse projekti i propozuar përmbush kërkesat e këtij ligji, Agjencia, në bashkëpunim me institucionet/entet përgjegjëse për investimin strategjik, sipas fushave të përgjegjësisë, vlerëson projektin e propozuar dhe i propozon Komitetit të Investimeve Strategjike miratimin
e statusit “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë”.
E pra ligji i Investimeve Strategjike është i qartë edhe përcakton se kur investimi strategjik përfshin ndërtimin e veprave për të cilat legjislacioni në fuqi kërkon proçedurë konkurruese/ tenderuese /konçensionare / vëtëm pas zgjedhjes së fituesit së konçensionit me garë jepet statusi i investitorit . Por Zamira nuk është dakord . Ajo mendon se nëse Bamirësit të saj Kryeministrit i është mbushur mendja që të jap një investim strategjik edhe porti pjesë e tij duhet të jepet pa garë .
E treta , deputetja thotë që ky projektligj është në përputhje me vizionin e qeverisë por nuk thotë se ndryshimi i propozuar është në kundështim me kërkesat e legjislacionin europian për të cilin ajo edhe shokët e saj zunë be e rrufe se do ta traspozonin në ligjet tona brenda 2027 .
Zamirës me shumë gjasa ja kanë dhënë të gatshëm këtë projektligj edhe si shpërblim për bamirësin që që e vuri të dytën në listën e mbyllur ajo duhet ta propozojë atë pa menduar dhe në papërgjegjshmëri të plotë, edhe pse ky ndryshim haptazi lejon që portet të jepen pa garë nga Kryeministri sikur ky i fundit të ishte pronar i vetëm i pronës publike .
Nuk është kollaj të jesh kanakare , haraçi është i rendë! Ajo do të duhet të mbetet mbresëlënëse në përpjekjen e saj për të mbetur e për tu paraqitur si mercenare , edhe ne do të paguajmë papërgjegjshmërinë e saj .

Artikuj të lidhur

Back to top button