Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Kampion i luftës Antikorrupsion/ Ambasada gjermane uron Altin Dumanin: Dallohet për integritet, profesionalizëm dhe guxim

Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri uroi sot kreun e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumanin për shpalljen si një nga 10 kampionët në luftën kundër korrupsionit nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Si kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ai dallohet për integritet, profesionalizëm dhe guxim”, thekson Ambasada gjermane në një postim në rrjetet sociale.

“Shteti ligjor, qeverisja e mirë dhe lufta kundër korrupsionit janë kushte të domosdoshme për anëtarësimin në BE”, shton më tej Ambasada gjermane.

Detaje tjera nuk u japen.

Artikuj të lidhur

Back to top button