Aktualitet/Lajme

Juristja e Njësisë Nr. 5 dhuron Gjak për të dëmtuarit nga Tërmeti.

Tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, që goditi Thumanën në 26 nëntor 2019, la pas 51 humbje jete, 913 të plagosur si dhe dëme të mëdha materiale.

Në mes të kaosit dhe dëshpërimit që përshkroi vëndin tonë, juristja e Njesise Administrative Nr.5 në Tiranë, është shndërruar në një shembull të shkëlqyer të angazhimit dhe humanizmit në kohë krize, duke dhuruar gjak për të ndihmuar ata që u goditën rëndë nga katastrofa natyrore.

Në një periudhë kur spitalet janë të mbingarkuara dhe kërkesat për ndihmë janë të pafundme, Vitiona së bashku me disa kolegë të Njesisë, telefonuan Kryqin e Kuq, duke u vënë në shërbimin e tyre për të dhuruar gjak.

“Kur e pashë situatën, kuptova se çdo ndihmë ishte e rëndësishme. Dhurimi i gjakut është një nga mënyrat më të drejtpërdrejta për të ndihmuar ata që janë në nevojë. Veprimi ynë ështe më shumë se një akt individual, është një thirrje për veprim për të gjithë ata që kanë mundësinë të kontribuojnë.”

Përveç solidarizimit në këtë mënyrë, Vitiona gjen momentin për të bërë thirrje qytetarëve të cilëve shtëpitë u janë dëmtuar nga tërmeti, se së shpëjti do të hapen proçedurat për aplikimin për të përfituar nga dëmshpërblimet e tërmetit. “Të gjithë qytetarët që posedojnë një pronë të dëmtuar nga tërmeti, janë të lutur të aplikojnë në Njesinë tonë vetëm me një kartë identiteti edhe me titullin e pronësisë.”

Ndihma e saj është një kujtesë e fuqishme se çdo veprim i vogël i mirësisë dhe solidaritetit mund të ndihmojë në ndryshimin e jetëve dhe ndihmën në shërimin e një komuniteti të goditur nga tragjedia.

 

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button