BlogEditorialKryesoreOpinions

Jeta në shoqëri të pazhvilluara si jeta e buallit midis luanëve !

Nga Irena Beqiraj-
Të jetosh në një shoqëri të pazhvilluar i ngjason jetës së buallit që qëndron në një kafaz plot me luanë.
Kafazi është mjaftueshëm i madh për të ecur përreth, por jo mjaftueshëm i madh për të qëndruar i veçuar.
Mbijetesa, nuk është e garantuar. Bualli duhet të lëviz me kujdes, të shmang qendrën ku mblidhen luanët. Por mbi të gjitha të mos duket kurrë aq i fortë apo ndryshe sa të tërheqë vëmendjen e tyre.
Jeta brenda shoqërive të pazhvilluara nuk është shumë ndryshe. Ata që nuk mund të mbajnë distancën e tyre konsumohen qetësisht. Turma rrotullohet qetësisht, herë pas here sikur llogarit diçka që nuk mund ta shohësh.
Nuk ka arkitekturë morale që e mban kafazin të bashkuar. Nuk ka drejtësi të padukshme që vendos se kush meriton të mbijetojë. Ekzistojnë vetëm rrethana, instinkt dhe negociata të vazhdueshme të pozicionit.
Aty mbijetohet jo sepse është e drejtë, por sepse lëvizjet janë mjaftueshëm të kujdesme për të shmangur vëmendjen në momentin e gabuar.
Bualli në kafazin e luanëve përfundimisht kupton diçka të rëndësishme: mbijetesa nuk do të thotë fitore, do të thotë të mos të të shqyejnë sot.
Zgjohet , lëviz me kujdes, shmang disa rrathë, kështu kalon edhe një ditë tjetër.
Ai është një krijesë e brishtë brenda një rregullimi të rrezikshëm, që mëson si të qëndrojë në këmbë, brenda një kafazi që nuk është projektuar kurrë për rehatinë e tij
Luanët( injorantët )nuk janë të këqij. Ata janë thjesht luanë, që nuk interesohen për dinjitetin, përpjekjen apo qëllimin. Ata veprojnë në të njëjtën mënyrë siç vepron graviteti.
Shumica e njerëzve preferojnë të besojnë se kafazi ka kuptim dhe fillojnë të besojnë po shpalosën një qasje ndryshe mund të kontribuojnë në përmirësimin e situatës së shoqërisë. Por mjaftojnë disa ngjarje a ndodhi të zakonshme të cilat shërbejnë si lente të thjeshta e të paplanifikuara, për ta davaritur shpresën dhe për ta parë sërisht kafazin ku vërtitesh ashtu siç është.
Asnjë garanci për shpëtim. Asnjë premtim për përmirësim!

Artikuj të lidhur

Back to top button