Jeff Bezos merr edhe njëherë kryesimin e listës së njerëzve më të pasur në botë. Themeluesi e Amazon është tashmë i pari në indeksin e miliarderëve të Bloomberg, për herë të parë që nga vjeshta e vitit 2021.
Sipas vlerësimeve të Bloomberg, pasuria e Bezos ka shkuar në 200 miliardë dollarë, teksa ajo e Musk 198 miliardë.
Në vendin e tretë dhe me një diferencë jo shumë të madhe renditet Bernard Arnault, pasuria e të cilit vlerësohet të jetë 197 miliardë dollarë.Në vitet e fundit Bezos, Musk e Arnault kanë shkëmbyer vendet në krye të klasifikimit që mat pasurinë personale në bazë të ndryshimeve në tregje dhe ekonomi.