Aktualitet/LajmeBota

Izraeli refuzon armëpushimin me Hezbollahun

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, me postimin e sotëm në X, deklaroi se gjatë takimit me zyrtarë ushtarakë ka përsëritur se Izraeli do të vazhdojë të godasë Hezbollahun me të gjitha forcat e tij dhe se nuk do të ketë armëpushim.

Në të njëjtën kohë, ushtria izraelite i kërkoi sot popullatës që të evakuojë zonat e periferive jugore të kryeqytetit libanez Bejrut, duke paralajmëruar sulme kundër lëvizjes shiite libaneze Hezbollah.

“Për sigurinë tuaj dhe të anëtarëve të familjes suaj, ju duhet t’i evakuoni menjëherë këto ndërtesa dhe fqinjët e tyre dhe të largoheni të paktën 500 metra”, tha zëdhënësi ushtarak izraelit Avishai Andrai në një mesazh në gjuhën arabe të postuar në rrjetet sociale X.

Në të ai i referohet zonave të Haret Hreik, Gobeiri dhe Lailaki, në periferitë jugore të Bejrutit, të cilat janë një bastion i Hezbollahut.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button