Një tjetër thesar po i rikthehet kryeqytetit: Mozaiku i Tiranës!- njofton ish ministrja e Kultures, Elva Margariti, per perfundimin e procesit te restaurimit te Mozaikut te Tiranes, te njohur si nje nder pasurite e rralla te arkeologjise se kryeqytetit te Shqiperise.
Fshehur dhe harruar në një nga lagjet e kryeqytetit, një nga pasuritë më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, dëshmi e gjenezës së qytetit, po fiton dinjitetin e munguar.
Falë një projekti vizionar, ku shumë nuk besonin; ku ndërthuret e shkuara dhe e tashmja; elementet modernë e teknologjikë theksojnë dhe tregojnë për vlerat e trashëgimisë sonë në mozaik, shpërndarë në gjithë territorin shqiptar.
Përveçse një muze digjital mozaikësh dhe një magnet turistik pë vizitorët shqiptarë e të huaj, ky projekt është konceptuar dhe si një qendër edukimi e inovacioni për fëmijët, një hapësirë ku të mësojnë përmes kulturës dhe punëtorive.
Edhe kjo vepër është fryt i një pune të jashtëzakonshme në skuadër dhe i një besimi të palëkundur te vlerat dhe te e bukura.
Mirënjohëse për të gjithë ata që besuan në këtë sfidë e u bënë pjesë e transformimit!