Aktualitet/LajmeBotaKryesoreNdodhiRajoni

Irani reagon pas ultimatumit të Trump: Kërcënimet për ferr janë të pakuptimta dhe të pamenduara

Forcat e armatosura të Iranit kanë hedhur poshtë ultimatumin e ri të presidentit të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili kërkoi hapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda 48 orëve, duke paralajmëruar për pasoja të rënda në të kundërt.

Autoritetet iraniane i cilësuan kërcënimet e Trump, i cili paralajmëroi se do të “shpërthente ferrin” ndaj Iranit, si “të pakuptimta dhe të pamenduara”.

Gjenerali Ali Abdollahi, kreu i komandës së forcave të armatosura iraniane, deklaroi se presidenti amerikan, “pas dështimeve të njëpasnjëshme, po përpiqet në mënyrë të dobët, të paqëndrueshme dhe të pamatur të kërcënojë infrastrukturën dhe pasuritë e Iranit”.

Deklarata e tij u transmetua nga mediat shtetërore iraniane, ndërsa tensionet mes dy vendeve vijojnë të përshkallëzohen.

Artikuj të lidhur

Back to top button