Aktualitet/LajmeEkonomiKryesore

Inflacioni nën kontroll, Banka e Shqipërisë nuk ndryshon normën e interesit

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur sot të mbajë të pandryshuar normën e interesit të lekut, për ta lënë në nivelin 3.25 për qind.

Në këtë mënyrë Banka e Shqipërisë nuk ushtron më presion te kredimarrësit shqiptarë, të cilëve u janë rritur pagesat e kësteve gjatë këtyre dy vjetëve, për shkak të inflacionit të lartë që ka rritur kostot për familjet.

Guvernatori Gent Sejko tha se inflacioni do të kthehet në objektivin tre për qind të Bankës së Shqipërisë vitin e ardhshëm, ndërsa rritja ekonomike sipas tij edhe pse e ngadalësuar do të vijojë në 2024-ën.

closevolume_off
Parametrat e tjerë ekonomikë si papunësia, rritja e kredive, eksporti i shërbimeve dhe investimet kanë qenë pozitive, vijoi më tej guvernatori, ndërsa u shpreh se disa rreziqe kryesisht nga faktorë të brendshëm si rritja e kostove të prodhimit vazhdojnë të mbeten.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button