Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Inceneratori i Tiranës, agjentët e BKH kontroll në banesën e drejtoreshës së investimeve në Bashkinë e Tiranës, Ilda Qazimllari

Prokuroria e ka urdhëruar kontroll në banesat e disa drejtorëve të bashkisë së Tiranës mes të cilave edhe banesën e drejtoreshës së investimeve pranë drejtorisë së punëve publike në bashkinë e kryeqytetin, Ilda Qazimllari.

Burime për Balkanweb bëjnë me dije se kontrollet janë kryer ditën e djeshme ku janë marrë kompjutra, dokumente dhe materiale të tjera në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës.

Në lidhje me këtë çështje hetimore, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit zbarkuan edhe sot në zyrat e drejtorisë se punëve publike që ndodhen në afërsi të Rrugës së Durrësit ku ushtruan kontroll, duke marrë prej andej kompjuterë dhe duke sekuestruar dosje të ndryshme.

 

 

Ndërkaq, mbrëmjen e kaluar është ushtruar kontroll edhe në banesat e tre drejtorëve të kësaj drejtorie, mes tyre edhe drejtoreshës së investimeve publike pranë Bashkisë së Tiranës, zonjës Ilda Qazimllari.

Ndërkohë, Taulant Tushe është zyrtari më i lartë i Bashkisë deri më tani që mbahet në arrest për inceneratorin e Tiranës.

Sot Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi të shtyjë për të shtunën shqyrtimin e ankimimit të bërë nga zyrtarët e dyshuar për shpërdorim detyre në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës. Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish -Drejtori i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Bledar Karoli që ndodhen në arrest me burg, ndërsa Alba Thoma, Silena Tola, Sidrita Kopliku dhe Pëllumb Abeshi  të cilën ndodhen në arrest shtëpie, kërkojnë masa më të lehta sigurie, me pretendimin se nuk kanë kryer vepër penale. Të dyshuarit pretendojnë se nuk kanë mundësi të ndërhyjnë e prishin provat, ndërsa nuk ekziston rreziku që ti shmangen hetimit të çështjes.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button