Aktualitet/LajmeBlogBotaKryesore

IDIOTI I “E DUE LAVROVIN” DHE “NUK KAM DY ÇUPA PËRKRAH” PASKA FOLË

Nga Agim Morina-
E kam kuptu që nga fillimi i angazhimit të Miroslav Lajčákut rreth Kosovës se ky njeri asht antishqiptar. E kam pasë bindjen se asht spiun rus, për shkak të shkollimit dhe angazhimit si diplomat atje. Nuk kam mujtë me imagjinu që asht edhe maniak pedofil dhe se puna paska shku kaq larg sa me thanë, nga ajo që doli nga doja e Epstainit, “Unë e due Lavrovin”.
Me pasë thanë “E due Shevernadzen!”, ndoshta edhe kisha pasë njëfarë mirëkuptimi për ndonjë raport të “vllait të ngrohtë”, por me thanë “E du Lavrovin”, që duket si me pasë pjellë krokodili, për besë duhet me qenë krejtësisht qelbësinë.
Lajčáku, për ma la shut me murrë, paska thanë se “po ndihet si idiot”.
Në të vërtetë, po don me u nxjerrë me formulën e ahmakisë. Bash tash asht në kulmin e kthjelltësisë mendore, sepse tue e pa se s’ka kah ia mban, prej faktesh që po ia nxjerrin sytë opinionit publik botnor, po don me lujtë rolin e budallës. Ma mirë budallë, sesa ajo që aj asht në të vërtetë, spiun i Rusisë, njeri i Putinit në mes të Brukselit.
Kur BE-ja thotë se zbulimi i karakterit të vërtetë të Lajčákut nuk paska ndikim në dialogun me Kosovës dhe të ashtuqujtunës Serbi, atëherë zyrtarë të BE-së, janë tue dashë me shpëtu çka mun shpëtohet nga bomba e skandalit që shpërtheu në mënyrë kaq spekatakolare. Por, na nuk e kemi harru që Kosova ka pagu çmim tejet të randë për këtë. Lajčáku (bashkë me fashistin e Spanjës, Borrellin) janë autorët e panit që i vunë masa ndëshkuese Kosovës e jo Serbisë (edhe pas agresionit në Banjë). Këto masa ishin një nga argumentet kryesore që shumë analistë hanin mut me kaci nëpër studiot televizive të Kosovës për kinse dështimin e qeverisë së Kosovës në raport me BE-në.
Poshtë i veçova fragmentet e postimeve nëpër vite, ku tërhiqja vëmendjen për lidhjen e Lajčákut me Moskën. Natyrisht, pa këtë lidhjen dashunore me Lavrovin.
* * *
LAJČÁKU – ISH-KOMUNISTI I ZELLSHËM ‘ME TETËVJEÇARE’
‘NJERIU YNË NË MOSKË’
Miroslav Lajčáku mun me qenë shembulli ma i mirë i asaj thanieje që qengji i mirë – dhe kalkulant – thith dy nana. Një karrierist nuk ka shenjë ma të dallueshme, sesa kur shihet se si i ndërron bindjet mbrenda nate, për me mujtë me thithë edhe ma shum se dy nana, nëse i shfaqet një shans i tillë.
I lindun e i rritun në një qytezë të largët nga kryeqyteti i vendit të vet, Lajčáku, si 15 vjeç u shpërngul me familje në Bratisllavë. Si djalosh ambicioz, megjithëse në horizont kishte nisë me u nëpërdukë lëkundja e regjimit komunist, me 1982, djalë 19-vjeçar, bahet anëtar i Partisë Komuniste të Çekosllovakisë, i asaj partie kukull sovjetike që ia shkeli atdheun me tanke kur aj ishte 5 vjeç. Natyrisht, e bani këtë jo për shkak se kishte bindje të thella, por për shkak se e dinte se kështu do të mund të ngjitej shkallëve të karrierës politike. Kjo nuhatje prej langoi ka me i shërby mirë edhe në të ardhmen, sepse pikërisht nëpërmjet këtyre shkallëve, mbas gjashtë vjetësh, me 1988, u ngjit në zyrat e Ministrisë së Jashtme të Çekosllovakisë komuniste.
Me 1991, e gjejmë në ambasadën e Çekosllovakisë në Moskë, ku kreu edhe studimet në Institutin për Marrëdhanie Ndërkombëtare, ndërsa me 1993, kur u nda Çekia nga Sllovakia, u kthy për me nisë punën në Ministrinë e Jashtme të sapothemelueme të Sllovakisë. Shumë shpejt u ba drejtor i kabinetit të ministrit të Jashtëm e ma vonë i kabinetit të kryeministrit të Sllovakisë.
* * *
(20 janar 2023)
Problemi asht që Miroslavi në Prishtinë po kërkon themelimin e asociacionit ndërsa në Beograd po thotë se “themelimi i asociacionit – element kyç për stabilitet”. Kjo don me thanë që njohja e pavarësisë së Kosovës nuk asht “element kyç për stabilitet”. Mbaruem prej vlerash pansllaviste europiane.
* * *
CILA ISHTE E ARRITURA MË E MADHE E QEVERISË KURTI 2?
(1 shhkurt 2025)
Në fillim çifti europian arrinte me fshehë deri diku animin kah Serbia, por maskat e Borrellit dhe Lajčákut ranë krejtësisht kur edhe pas agresionit ushtarak të Serbisë kundër Kosovës, nëpërmjet sulmit me bandën e Radoicicit në tetor 2023, Bashkimi Europian vuri sankcione kundër Kosovës dhe nuk bëri asnjë veprim kundër Serbisë agresore. Natyrisht, këto sankcione janë kryekëput rezultat i dallavereve të Borrellit dhe të Lajčákut në ingranazhin e pafund burokratik të BE-së, njerëz që për arsye që do të zbulohen më vonë, bënë gjithçka që të rrezikojnë interesat e Kosovës dhe të shpërblejnë Serbinë klerofashiste dhe proruse.
* * *
1 tetor 2023
SHEFI I LAJČÁKUT, POLITIKANI PRORUS, ROBERT FICO, FITON ZGJEDHJET NË SLLOVAKI
Në zgjedhjet e djeshme në Sllovaki paska fitu Robert Fico, nga Partia Socialdemokrate e Sllovakisë SMER.
Pse është e rëndësishme me dijtë kush është Robert Fico? Sepse Fico jo vetëm që është nga Sllovakia, një nga pesë shtetet e BE-së që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por është edhe shefi i Miroslav Lajčákut, të cilin e ka shty përpara në karrierë vazhdimisht.
Mirëpo, sikurse Lajčáku, edhe Fico ka nisë karrierën politike si anëtar i Partisë komuniste të Çekosllovakisë. Është e çuditshme që ky ka apliku për anëtarësim në vitin 1984, por asht pranu me 1986. Dmth. asht dashë dy vjet për me ka kalu nëpër shoshën e kujdesshme të shërbimit sekret të kohës, degë e KGB-së së Rusisë, e me u pranu si komunist i devotshëm në parti.
(…)
Kjo vijë e pashkëputur antieuropiane në Sllovaki tregon qartë që në hierarkinë e instirucioneve të BE-së ka shumë bërllog për t’u pastru. Sa i përket çështjes së Kosovës, Lajčáku lypet me u largu sa më parë si i «lehtësues» i BE-së në këtë proces, për ta lehtësu tamam dialogun.
* * *
JU FLET ZËDHËNËSI I RADOIČIĆIT: ESKALATORI PANSLLAVIST, MIROSLAV LAJČÁKU
(21 tetor 2023)
Në fund, pohimi i këtillë i Lajčákut, relativizion dhe zbut peshën e rëndë të krimit të agresionit të Serbisë kundër Kosovës në nivel “eskalimi”. Me i kërku përgjegjësi të rrahurit pse po rrihet, të plaçkiturit ose po plaçkitet apo të vrarit pse po vritet është krim që din ta bëjë vetëm një mendje e kalbur pansllaviste si kjo e eskalatorit Lajčáku.
* * *
(9 maj 2025)
MIROSLAV LAJČÁKU Ç’BËHET?
A ju kujtohet njëfarë lapangjozi i Europës, që vinte me kravatë të kuqe e me këmishë të bardhë, me kostum mafiozi me stof shkëlqimtar? Me syze. Aj që buzëqeshte si hienë. Si dhelpën. Është autori i masave që BE-ja vendosi kundër Kosovës. Autori i kthimit të Bosnjë e Hercegovinës në kaos, duke i përkrahë serbët atje. Është sllovaku prorus, Miroslav Lajčáku, ish-i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi. Ish student i shkollave të Moskës dhe ish-diplomat në Moskë.
Ku është aj sot? Ç’punë bën?
Lajčáku sot është këshilltar i kryeministrit sllovak, Robert Fico.
Çfarë këshille ka dhënë sot këshilltari Lajčáku shefit të tij Robert Fico?
E ka këshillu me shku në Moskë e me marrë pjesë në paradën ushtarake të Putinit.
Kush është me Ficon atje?
Atje me Ficon është Aleksandar Vucici, miku i ngushtë i Lajčákut.
Pra, për Bashkimin Europian edhe me shku me flejtë në një shtrat me Putinin, është në rregull dhe nuk duhet me ndërmarrë kurrfarë masash, edhe nëse deri dje ke qenë bashkëpunëtor i kryekriminelit Slobodan Milosevici dhe nëse sot je bashkëpunëtor i Putinit.
Problem asht me qenë shqiptar, me qenë i dobët, me qenë viktimë e Vucicit dhe me u përpjekë me vendosë rend e ligj në shtetin tënd, atë që bëri kryeministri Albin Kurti.

Artikuj të lidhur

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button