Aktualitet/LajmeKryesore

“I dërgon pasaportën nuses së shokut me 2 fëmijët?”, zbardhen përgjimet, si polici kufitar i kaloi dy të miturit në Rinas pa prokurë: Burrin e ka në Bruksel

Një tjetër rast shkeljeje është zbardhur në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha pas arrestimit të 8 efektivëve kufitarë të Rinasit.

Në përgjime tregohej se Eneo Sulejmanajt kontaktonte me Briken Tereziun, me detyrë Ndihmës specialist/kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas për të kalur pa prokurën e babait dy fëmijë të mitur drejt Bolonjas.

Sipas dosjes nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin Signal, rezulton se më datë 09.01.2024, nga ora 04:26 PM – 04:45PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu.

Biseda:

Eneo: Si je vlla. I dërgon pasaportën e shtetases K. D., R. D. dhe K. D.. Nusja i shoku me 2 fëmijët për Bologna

Briken: I kena bo dhe herë tjeter e kta

Eneo: Bo. Po e ka prok. Veç ditët

Briken: Kur e kanë

Eneo: E kishin dje po se kapen dot avionin. E kanë 8 me 11

Briken: Si 8 me 11?

Eneo: E kanë të tpercaktume biletën 8 me 11 në prokurë. Po s’kapën dot avjonin dje

Briken: Ku e ka burrin

Eneo: Në Bruksel

Në orën 04:40 PM dhe në orën 04:43 PM zhvillohen dy biseda telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal.

Briken: Mes vlla
Eneo: ok vlla

Nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se K. D. nuk është përpunuar në dalje të Shqipërisë më datë 09.01.2024, duke ngjallur dyshime se mund të ketë kaluar pa regjistruar.

Nga sistemi TIMS rezulton se është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 15.12.2023 ora 17:20 nga punonjësi i policisë me username në TIMS Tereziu B., pa prokurë nga babai.

Nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetësja K. D. nuk është përpunuar në dalje të RSH më datë 09.01.2024, duke ngjallur dyshime se mund të ketë kaluar pa regjistruar. Nga sistemi TIMS rezulton se është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 15.12.2023 ora 17:19 nga punonjësi i policisë me username në TIMS Tereziu B, pa prokurë nga babai, shtetasi SH.D..

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button