Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

I ati prej një viti në burg për blerje votash, i biri i Fredi Belerit kandidat për bashkinë e Himarës

Sekretari i “Omonias” Marin Suli ka deklaruar se djali i Fredi Belerit do të kandidojë për bashkinë e Himarës.

Në një intervistë me Skype në Top Story me Fiori Dardhën, ai deklaroi se do të jetë i biri i tij ai që do të “vijojë betejën” e të atit.

“Një nga kandidatët më kryesorë mund të jetë prapë emri i Fredi Belerit, por me një artificë ligjore… të kandidojë i biri i tij. Kështu që në fletën e votimit prapë zoti Rama, do lexojë Petro Dhionisios Alfred Beleris”, tha Suli.

Kujtojmë se Beleri u zgjodh eurodeputet i partisë së kryeministrit grek Kiriakos Mitsotakis, ndërsa ndodhet ende në burgun e Fierit, i akuzuar për blerje votash.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button