Aktualitet/LajmeSport

Hysaj, problem ekonomik për Lazion

2.8 milionë Euro në sezon që paguhen për kartonin e Elseid Hysajt janë shumë për Lazion.

Klubi italian ka një ndër prioritetet kryesore të kësaj vere që ta shesë mbrojtësin kuqezi, të cilin nuk e ka aktivizuar thuajse fare.

Futbollsti 30-vjeçar ka qenë në stol në kampionat dhe në kompeticionet e tjera, ndërsa luajti si titullar vetëm në sfidën kundër Napolit të vlefshme për në çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Mbrojtësi kuqezi ka edhe dy vite kontratë me bardhekaltrit, me klubin që do të duhet t’i paguajë 5.4 milionë Euro të tjera.

Shumë e lartë kjo duke pasur parasysh se për një lojtar si Dia paguhet vetëm me 1/3 e shumës.

Hysaj si objektiv ka që të aktivizohet sa më shumë. Por te Lazio vështirë që kjo të ndodhë.

Klubi bashkë me menaxherin e lojtarit kanë nisur nga puna për t’i gjetur një destiancion të ri, raporton ‘cittaveleste.it’.

Duke qenë se lojtari ka një pagë të lartë, duket se oferta ka vetëm nga Arabia Saudite.

Kontakte ka pasur, por është ende herët për të pasur një akord.

Por te Lazio shtyjnë që transferimi të kryhet, e ata të mund ta përmirësojnë bilancin në klub.

Artikuj të lidhur

Back to top button