Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Hungaria ‘harron’ Kosovën, por injoron Greqinë: Hapim kapitujt e parë me Shqipërinë

Përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian është prioritet i Hungarisë. Ministri i jashtëm, Peter Szijarto, tha se pranimi i rajonit në union nuk është vetëm një interes politik dhe i sigurisë, por edhe një interes ekonomik.

Hungaria do të marrë zyrtarisht presidencën e BE-së në Korrik, por tashmë ka bërë të qartë se synon që shumë shpejt të hapë kapitujt e parë të anëtarësimit me Shqipërinë, pavarësisht bllokadës që ka vendosur Greqia.

“Dëshirojmë që të mbajmë konferenca ndërqeveritare me të pesë vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor. Duam të hapim kapituj të rinj të anëtarësimit me Serbinë, të mbyllin të paktën shtatë kapituj për të përfunduar me Malin e Zi. Dëshirojmë të hapim kapitujt e parë me Shqipërinë, duam të pranojmë kuadrin e negociatave që mundëson fillimin e bisedimeve me Bosnje dhe Hercegovinën. Synimi është gjithashtu që të fillojnë negociatat kuptimplota me qeverinë e re, fuqimisht pro-integruese të Maqedonisë së Veriut”, tha Peter Szijarto, ministër i Jashtëm i Hungarisë.

Në këtë deklaratë mungon Kosova, me Hungarinë që e ka bërë të qartë më herët se e sheh procesin e anëtarësimit të këtij shteti ballkanik të lidhur me dialogun e BE-së Prishtinë-Beograd.

Qeveria e Prishtinës ka dorëzuar prej 15 dhjetorit të vitit 2022 në presidencën Çeke të Unionit, por nuk është marrë ende në shqyrtim.

Ministri Szijarto, duke folur në Paris në konferencën e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik kritikoi ashpër Brukselin.

“Ecuria e fundit e Bashkimit Europian në fushën e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor është e turpshme dhe e papranueshme”, nënvizoi ai.

Ministri shtoi se kështu po rrezikohet besueshmëria e politikave të zgjerimit.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button