Aktualitet/LajmeKryesoreKulture

Homazhet për Ismail Kadarenë, krerët e shteteve nga Shqipëria dhe Kosova nderojnë gjeniun e letërsisë shqipe

Shqiptarët i japin sot lamtumirën e fundit shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare, i cili ndërroi jetë në moshën 88 vjeçare, mëngjesin e 1 korrikut.

Në Teatrin e Operas dhe Baletit po mbahen homazhet në nder të kolosit të letërsisë shqipe, ku krerët e shteteve nga Shqipëria dhe Kosova ndodhen në Tiranë për të përcjellë me nderime të larta shkrimtarin në banesën e fundit.

Në ceremoni ishin të pranishëm ish-presidentët Rexhep Mejdani dhe Alfred Moisiu, kreu i Kuvendit të Republikës së Kosovës Glauk Konjufca, një delegacion me 40 deputetë nga Kuvendi i Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, si dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Më pas homazhe u kryen dhe nga presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama dhe ministra të kabinetit qeveritarë dhe deputetë socialistë.

Homazhe pati dhe nga deputetët e Partisë Demokratike, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ish-kreu i PD Lulzim Basha dhe personalitetet të tjerë nga bota e artit dhe kulturës nga e gjithë bota shqiptare.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button