KronikKryesoreSociale

Hodhi dhera dhe inerte në Dhërmi, gjobitet dhe pezullohet aktiviteti i kompanisë “Gjikuria”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndëshkuar me 10 milionë lekë gjobë kompaninë “Gjikuria.”

Gjatë inspektimit në Dhërmi, u konstatua një vend depozitim mbetjesh inerte dhe dhera të dala nga gërmimet në krye të fshatit. Rezultoi se kompania kishte kryer shkelje sepse nuk ishte e pajisur me Leje Mjedisi të tipit B.

Kompanisë i është pezulluar aktiviteti deri në pajisjen me lejen përkatëse, si dhe ka detyrimin për të rehabilituar zonën ku janë kryer depozitimet e inerteve, brenda një afati të arsyeshëm.

Prej vitesh ndaj kesaj kompanie ka pasur ankesa te shumta banoresh te zones dhe nga mbrojtes te mjedisit, per abuzime dhe keqtrajtime te mjedisit, kryesisht te shtratit te lumit te thate qe zbret nga Malet e Vetetimes.

Kjo eshte kompania me fluksin me te madh te punimeve te kryera ne zonen Palase-Dhermi dhe qe ende vijon te realizoje ndertime te shumta.

Artikuj të lidhur

Back to top button