Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Hetimi i koncesioneve në shëndetësi, PS vizitë në Qendrën e Sterilizimit, opozita mblidhet e vetme

Ngërçi i krijuar në Komisionin hetimor për dy koncesionet në shëndetësi, atë të check-up dhe të sterilizimit, solli këtë të hënë dështimin e radhës, duke e çuar në 7 numrin e mbledhjeve të thirrura e të parealizuara.

Socialistët dhe demokratët këtë herë ishin me axhenda të ndara, duke treguar se nuk kanë asnjë pikë të përbashkët sa i përket hetimit parlamentar. Plarent Ndreca i shoqëruar me 4 kolegë të shumicës shkuan për vizitë në qendrën e sterilizimit në QSUT, por u kujdesën të mbajnë larg median.

Ka protokoll nuk mund të jeni prezent”, tha Ndreca.

Teksa deputetët socialistë vijonin vizitën në qendrën e sterilizimit, demokratët zhvilluan takimin e radhës në Kuvend të vetëm, duke komentuar në distancë veprimet e ligjvënësve të shumicës.

Ishte një tur turistik, në shkelje të ligjit. Nuk ka pasur asnjë vendim për të shkuar, janë në shkelje të ligjit do përgjigjen para ligjit”, u shpreh Albana Vokshi.

Pavarësisht se komisioni u ngrit me konsensus më shumë se një muaj e gjysmë më parë, hetimi parlamentar për koncesionet në shëndetësi është në pikën zero dhe asnjë nga palët nuk tërhiqet.

Ne po zbatojmë planin e hetimit”, deklaroi Ndreca.

Jam kryetare, do vazhdoj të zbatoj ligjin”, tha Albana Vokshi.

Ndryshe është situata në komisionin hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, ku mazhoranca dhe opozita gjetën gjuhën e përbashkët duke miratuar një pjesë të listës së dëshmitarëve.

Të mërkurën para deputetëve do të thirret për të dëshmuar ministri i brendshëm, Taulant Balla, drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku, si dhe ish-drejtori i IT-së në polici, Ervin Muça.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button