Deputetët e PD të përjashtuar për disa ditë nga Kuvendi janë përplasur me punonjësit e gardës teksa kanë tentuar të hyjnë në sallën e seancave plenare.
Deputetët Flamur Noka, Saimir Korreshi dhe Luan Baci janë shtyrë me punonjës të gardës së Republikës që nuk i lejonin të hynin nga dera kryesore e sallës së Kuvendit.
“Hapeni rrugën“, dëgjohen të thonë deputetët e PD.