Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhiPolitike

Grupin parlamentar i PS-se, ndan fatin e Belinda Ballukut. Rama ne fjalimin e pare me kabinetin

Socialistet nisin sot mbledhjen e Grupit Parlamentar dhe te qeverise ne Pallatin e Brigadave. Mbledhja do të nis  me fjalën publike të kryeministrit Rama, për të vijuar me raportimet e 10 ministrave për diskasteret që ata drejtojnë, punët dhe projektet në zbatim.

PS mbledh sot grupin parlamentar, nis me fjalën e Ramës! Pritet të vendoset fati i Belinda Ballukut 

Foto gjatë një mbledhje të grupit të PS

Në pritje të një qëndrimi nga mazhoranca për “çështjen Balluku” Kryeministri Edi Rama mbledh sot në orën 11:00 në Pallatin e Brigadave ministrat dhe deputetët. Mbledhja nis me fjalën e kryeministrit, për të vijuar me raportimet e 10 ministrave për diskasteret që ata drejtojnë, punët dhe projektet në zbatim.

Ministrat do të paraqesin raportet e tyre përkatëse, me një kohëzgjatje prej 7 minutash secili. Në fund, fjalën e ka kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

4 ditë më parë prokurorët e SPAK me argumente shtesë i kërkuan Kuvendit autorizim për arrestimin e zv/kryeministres.

 

Artikuj të lidhur

Back to top button