Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Gogu tallet me Nokën: Muli si çoban me ujkun në zemër që ankohet pse i zvogëlohet tufa në vathë

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Toni Gogu, ka replikuar në Kuvend me deputetin e PD, Flamur Noka teksa ky i fundit më herët lëshoi akuza nga foltorja.

Duke iu refuar Sali Berishës, Gogu ironizoi Flamur Nokën se s’mund të ligjërojë ai për korrupsionin teksa është bërë mburojë e ish-kryeministrit me masë “arrest shtëpie” nga GJKKO.

“Ti harron që ngjason me ata çobejntë që në krye të qoshes kanë vënë ujkun dhe ankohen pse iu zvogëlohet tufa në vathë.

Mos fol për korrupsionin, por eja te komisioni i posaçëm dhe t’u japim shqiptarëve atë që presin, luftë ndaj korrupsionit kudo shfaqet.

Por Muli me ujkun në zemër dhe vathën bosh mos vazhdo të flasesh. Eja të bëjmë luftën ndaj korrupsionit në çdo qelizë.

Leri llafet dhe eja t’i futemi punës”, duke përsëritur ftesën ndaj opozitës, e cila ka zgjedhur të bojkojë pjesëmarrjen në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen- Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button