
Një gjykatës federal në Rhode Island ka thënë se administrata e presidentit Donald Trump nuk e ka zbatuar urdhrin e tij për shkrirjen e miliarda dollarëve grante federale, raporton “The New York Times”.
Gjykatësi, në vendimin e marrë të hënën, tha se Shtëpia e Bardhë ka kundërshtuar urdhrin e tij. Është hera e parë që një gjykatës ka deklaruar shprehimisht se Shtëpia e Bardhë s’po i bindet një urdhri gjyqësor.
Vendimi i gjykatësit John J. McConnell Jr. në Gjykatën Federale të Rhode Island urdhëroi zyrtarët e administratës Trump ta respektonin atë që tha se është “tekst i thjeshtë” i një dekreti që e lëshoi muajin e kaluar.
Vendimi i gjyqtarit McConnell shënoi një hap drejt një zhvillimit të një beteje mes degëve ekzekutive dhe gjyqësore. Kjo vjen një ditë pasi zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, në një postim në rrjete sociale tha se “gjyqtarët nuk lejohen ta kontrollojnë pushtetin legjitim të ekzekutivit”, duke rritur gjasat që të provokohet një krizë kushtetuese.
Tashmë janë ngre mbi 40 padi kundër administratës së Trumpit, duke sfiduar lëvizjet e tij.
Të premten, 22 prokurorë të përgjithshëm demokratë shkuan te gjykatësi McConnell për të akuzuar Shtëpinë e Bardhë se nuk po e respekton urdhrin për të liruar grantet federale.
Gjykatësi McConnell tha të hënën se urdhri i tij fillestar “ishte i qartë dhe nuk ka asnjë pengesë”.
Gjykatësi u aprovoi prokurorëve të përgjithshëm kërkesën për një “mocion për ekzekutim”. Gjyqtari tha se një urdhër ndalimi që e kishte lëshuar më 29 janar s’po zbatohet.