Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Gjurmët e plumbave në xhamin e makinës, dalin fotot e “G Class” të Klaudio Prendit pas atentatit

Gjurmët e plumbave të atentatorëve janë ende në xhamin e G Class-it të Klaudio Prendit, i cili mbeti i vdekur gjatë një atentati mafioz në 18 nëntor në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Djali i ish gjyqtarit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Fran Prendi, sapo futet në makinë, qëllohet me breshëri armësh nga një “Audi” që i kalon paralel.

Shokët kanë dalë me vrap nga lokali për t’i ardhur në ndihmë të riut. Ishin këta të fundit që e çuan në spital, por fatkeqësisht i riu nuk mbijetoi dot.

Shokët e tij, të cilët janë edhe efektivë policie, kanë deklaruar se ishin me të para se të ndodhte ngjarje, por nuk ishte i shqetësuar dhe nuk ka treguar për ndonjë problem.

Ata kanë treguar se qëndruan së bashku për rreth dy orë në një bar kafe në zonën e Xhamllikut në Tiranë, e më pas kanë lëvizur në drejtime të ndryshme.

“Kur po shkonim te makinat tona, dëgjuam për ngjarjen, nuk pamë asgjë”, kanë deklaruar miqtë e tij.

Gjatë kontrollit të makinës qe u dogj në Farkë , efektivët kanë gjetur edhe armën e llojit pistoletë.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button