Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

GJKKO rrëzon kërkesën e Fredi Belerit, shpërthejnë reagimet në sallë. Dule: Vendim i paralajmëruar nga Rama javën e kaluar, keqardhje për vendin tonë

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për një leje të posaçme për t’u betuar si kryetar i bashkisë së Himarës.

Në momentin që është dhënë vendimi, salla ka shpërthyer në reagime duke thënë “turp” dhe “poshtë diktatura”.

Në daljë në Gjykatës, Vangjel Dule është shprehur se ky ishte një vendim i paralajmëruar një javë më parë nga kryeministri, Edi Rama.

Tanimë Beleri do të duhet t’i drejtohet Apelit të Posaçëm për kërkesën e tij.

“Një vendim i paralajmëruar. Kryeministri i vendit, i parapriu javën e kaluar vendimit të gjykatës me verdiktin e tij.

Keqardhje për Republikën tonë, demokracinë tonë dhe drejtësinë tonë.

Ceshtja Beleri është vetëm një kakofoni në drejtësi, ku orkestra dhe interpretimi realizohet nga kryeministri i vendit.

Beleri i privohet e drejta kushtetuese prej 7 muajsh dh cdo qytetari të Himarës i privohet e drejta për të zgjedhur.

Rama kërkon me cdo kusht të mbajë në krye të bashkisë së Himarës, një kryetar të pavotuar, me qëllim që të vazhdojnë aferat korruptive, që kanë për synim tjetërsimin e statusit pronësor, në favore klienteliste.

Kjo nuk është në ndërhyrje në punët e drejtësisë, është një mendim që secili mund ta shprehi”, tha Dule

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button