Aktualitet/LajmeKryesoreSociale

GJK anuloi vendimin për diplomat e mjekësisë, Xhixho: Studentët ia dolën ta mundin qeverinë dhe maxhorancën e saj

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar pas anulimit të vendimit të qeverisë për mbajtjen peng të diplomave të mjekëve të rinj.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Xhixho u shpreh se sot u fitua një betejë dhe kjo jep shpresë për hapin e radhës.

“Studentët e Universitetit të Mjekësisë ia dolën ta mundin qeverinë dhe maxhorancën e saj.
Gjykata Kushtetuese iu dha të drejtë.
Ligji antikushtetues me të cilin qeveria kishte planifikuar t’u mbante peng diplomat mjekëve të rinj rikthehet në Kuvend, aty ku u miratua me kartonat e shumicës që e hartoi.
Kjo është beteja e fituar e mijëra studentëve që besuan në kauzën e tyre e bashkë me ta edhe e deputetëve të opozitës që u dolën në mbështetje që ditën e parë.
Kauza e tyre është e drejtë dhe ne do ta mbrojmë sërish në Kuvend sepse besojmë fort se liria duhet të qëndrojë në themel të funksionimit të shtetit.
Besojmë fort te një Shqipëri që të rinjtë e zgjedhin si vendin ku do të ndërtojnë të ardhmen e tyre, pa qenë nevoja t’i detyrojmë me ligj.
Sot u fitua një betejë dhe kjo jep shpresë për hapin e radhës!
Bashkë ia dalim”, shkroi ajo.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button