Nga Besim Dervishi-
33 vite më parë, në 5 Janar 1984, krimi i organizuar vrau një nga “kalorësit” e fjalës së lirë, gazetarin, piktorin, shkrimtarin dhe skenaristin Xhuzepe Fava. Dy vrasës të Cosa Nostra-s e ekzekutuan atë me pesë plumba brënda në automjetin e tij. Ekzekutimi i gazetarit Fava vinte në vazhdën e një zinxhir vrasjesh ndaj gazetarëve në Itali. Këto vrasje kishin dy qëllime kryesore; qëllimi i parë ishte heqja qafe e individëve të “bezdisur” , kurse qëllimi tjetër ishte përhapja e panikut dhe frikës midis gazetarëve dhe analistëve të masmedias. Të dy qëllimet synonin mbylljen e gojës së pushtetit mediatik. Saga e vrasjeve ndaj gazetarëve idealist nisi në fund të viteve 1950 me gazetarin e ri sicilian Kozimo Kristina. Kozimo ishte gazetar i Agjensise Shtetërore “ANSA” si dhe gazetar i gazetës “Corriere della Sera”. Pasioni i tij ishte të hulumtonte dhe shkruante cdo detaj nga ngjarjet në Sicili. Ai shumë shpejtë fillojë të shkruante për mafien dhe lidhjet e saj me politikën, ky veprim i guximshëm i vuri dhe pseudonimi “I Cmenduri” pseudonim të cilin e mori per shkakë të penës së tij të fortë e cila prekte interesat e pushtetit okult. Për këtë arsyë ai u ekzekutua nga forcat okulte dhe u bë njëkohësishtë gazetari i parë i ekzekutuar nga Mafia. Kjo sag vazhdoj me vrasjen e gazetarit Mario Franceze. Mario Francese ishte gazetari i parë i cili përmendi emrin e Toto Rinës si bosin e Cosa Nostres, për këtë arsye ekzekutohet në një atentat në 1978. Franceze gazetarin e kishte ne gjak, ndaj ai la punën si drejtor në një zyrë shteti dhe shkoj të punonte në terren si gazetar investigativ. Gjatë punës së tij ngriti një rrjetë informatorësh që nga kafenetë dhe deri ne zyrat më të larta të agjencive ligjëzbatuese. Gjatë këtyre viteve pushteti okult vrau ose zhduku shume gazetar të tjerë të cilët guxonin e shkruanin për lidhjet politik- mafie. Me legjendarët kanë qënë Mauro Di Mauro i cili u zhduk para shtëpisë së tij. Pepino Impastato por dhe i madhi Xhuzepe Fava. Vrasja e Favës bëri shumë bujë sepse ai u ekzekutua fill pas intervistës së tij ndricuese për kombin italian, e dhënë para gazetarit Enzo Biaggi në 28 Dhjetor 1983 në Televizionin shtetëror RAI. Një javë pas kësaj interviste ai u ekzekutua në Katania. Disa postulate të kësaj interviste të thëna nga Fava janë: “…Unë kamë parë shumë funerale Shtetërore. Por shumë shpesh vrasësit kanë qënë ulur në podium me autoritetet e shtetit….”
“…Një politikan nuk kërkon nëpërmjet mafia-s vetëm pushtetin, por kërkon edhe pasurimin e tij personal. Mafiozët gjenden në parlament, mafiozët janë ministra, mafiozët janë bankier të suksesshëm. Mafiozët ndonjëherë janë ata të cilët vendosen në krye të shtetit dhe drejtojnë atë….” Por veprimtaria antikonformiste e Favës nisë mjaftë herët, ai shkruajti disa libra të cilët kishin si tem lidhjet mafie- politik. Një ndër librat e tij më të famshëm ishte “Trëndafil në Gojë” i cili në vitin 1975 u ekranizua në filmin “Njerëz të Respektuar”. Fava ishte autor i disa emisioneve televizive me karakter investigativ ku përpiqej të zbulonte anën e errët të qyteteve dhe fshatrave në Sicili. Varfërin, skamjen, mafien, forcën okulte. Ai deri ditën e vdekjes ngeli një ndër armiqtë më të mëdhenj të pushtetit politik. Fava me shkrimet e tij ndricuese zgjoi nga gjumi popullin italian si dhe vrau frikën. Ai botoi një varg shkrimesh në gazetën “I Siciliani” por njëkohësishtë mbajti disa leksione në shkollat e mesme kundër fenomenit të mafies, drogës dhe prostitucionit. Shkrimet e këtij mëndjehapuri edhe sot janë postulate udherrëfyese për të rinjtë anë e mbanë botës.
“…Ne jetojmë në një vend të ndotur nga gjaku, budallallëku, idiotësia, arroganca dhe dhuna e pushtetit okult, nuk është arrogancë politike mes nesh, ne jemi 4 milion njerëz që vazhdojmë të delegojmë fatin tonë tek te paaftët. Katër milion qënie njerëzore inteligjente që mund te jemi qëndra e qyteterimit mesdhetar dhe akoma nuk arrijmë të organizojmë fatin tonë për ti dhënë vëndit prani kulturore dhe politike. Themi politike për shkak se të gjitha problemet e shoqërisë, drejtësisë, dhunës, ekonomisë, moralit, përmblidhen ne fjalen politikë…”. Do të shkruante Fava në artikullin me titull “Me Dashuri Zemerim dhe Shprese”, në gazetën ” I Siciliani” në 04.06.1980. Fava ishte armik i betuar i mafies politike e cila synonte marrjen e pushtetit me anë të manovrave mafioze si “shitja e votës”. Gati në të gjitha shkrimet ai bënte thirrje për ndryshime politike nëpërmjet votës së lirë. Në një shkrim të mëvonshëm përsëri në gazetën “I Siciliani” Fava do te shprehej kështu për këtë problem : “….Miku im, gjithmon që ju i jepni votën një politikani të korruptuar, injorant dhe budalla thjeshtë sepse duke u ulur ne kolltukun e pushtetit ai mund t’ju siguroj një rekomandim, promovim në një konkurs, duke marë një të afërmin tuaj në një vënd pune ose duke ju dhënë një licencë për ndërtimin ë një ndërtese. Ju dhe miliona qytetar dhe votues duke vepruar kështu, keni mbushur parlamentin, bashkitë dhe këshillat bashkiake me njerëzit më të këqi, më të shëmtuar shpirterishtë, njerzit më mashtrusa të vendit, njerzit më të dëmshëm për shoqërin dhe shtetin.Pastaj cdo gjë që ndodh në këtë vend faji më i madh është vetëm juaji….”. Gjatë një leksioni që mbajti në Tetor të vitit 1983 në një shkollë të mesme në Katania, ai pasi bënë një retrospektivë të ngjarjeve historike të cilat kanë ndikuar në triumfin e mafia-s. Në përfundim sulmon pushtetin e “puparëve politik” si e keqa më e madhe e vëndit; “…Mafiozët të cilët “qeverisin” një territor të caktuar të një shteti, kanë interesa që populli i atij territori të votoj për partitë e pushtetit, sepse mafia është gjithmon në anën e pushtetit…”
Fava e bëri detyrën e tij, 12 vjetë pas ekzekutimit mafioz nisi procesi më i madh kundër bosëve të mafia-s. Shumë pandehin se ishin magjistratët italian ata që shkatërruan mafia-n e viteve 1980- 1990. Në fakt ideatorët e luftës kundër pushtetit të “Puparëve Politik” ishin gazetarët dhe publicistët italian si Kristina, Mauro Di Mauro, Pepino Impastato, Mario Franceze, Xhuzepe Fava dhe të tjerë gazetar idealista. Kurse magjistratura italiane ishte ajo e cila i dha grushtin final me të ashtëquajturin “Maxiproceso”. Krimi i Organizuar ka tentuar edhe në Ballkan të eleminoj gazetar të shquar të cilët kanë ecur në rrugën e Favës. Ishte pikërishtë krimi i organizuar i cili në vitin 2008 eleminojë me bombë të telekomanduar dy nga ikonat e gazetarisë kroate Ivo Pukanic dhe Niko Frajnic. Pukanic njihej si gazetar investigativ i cili hulumtonte krimin e organizuar me profil të lartë të lidhur me pushtetin politiko-ekonomiko-financiar. Po në Shqipëri? Për fat të keq deri tani në Shqipëri mungojnë gazetarët mëndjehapur dhe penëndricues si Fava, Pukanic. Sistemi mediatik në Shqipëri është plotësishtë në shërbim të pushtetit okult. Të vetëquajturit gazetar, analist në gjoja të ashtëquajturat emisione investigative ose debate televizive shfaqen në krahë të njërës palë politike ose palës tjetër. Parimi kryesor i gazetarve-analistë është se; kush paguan më shumë ai ka dhe të drejtë. Nga mediat e njërës palë ose palës tjetër përmenden gazetar të cilët drejtojnë emisione në shkëmbim të honorareve stratosferike, gazetar dhe analistë të cilët kontrollojnë një pjesë të “tortës së resurseve kombëtare”. Pushteti Okult pasi forcoj pozitat partiake dhe ato ekonomiko- financiare e ndjeu të nevojshëm shtrirjen e tentakulave të tij dhe në pushtetin e katërt. Nëse ka fjalë që i shkojnë për shtatë dominimit të pushtetit okult, mbi pushtetin mediatik sot në Shqipëri janë fjalët e Xhuzepe Favës:
“…Shoqërit e korruptuara të lidhura me krimin e organizuar komandohet mbi të gjitha nga ata që kanë aftësin por dhe mundësin për të bindur. Për të bindur që të votohet një parti. Ne keto shoqëri padron janë ata që kanë në dorë masmedian, ata që zotrojnë dhe perdorin mjetet e informimit, televizionin, gazetat, radion. Duke thënë një gjë 500 mije, 1 milion, 3 milion persona janë duke të dëgjuar dhe në fund ju keni arritur të modifikoni mendimet tuaja në mëndjen e tyre.Kështu duke ndryshuar mendimet e njerëzve, ditë pas dite, muaj pas muaji, ju shkoni duke krijuar një shoqëri të bindur ndaj pushtetit okult……! Dhe keshtu dale nga dale populli eshte kthyer papandehur në argatin e pushtetit okult dhe partive të korruptuara politike.”