Aktualitet/LajmeSociale

Gazetarët i kujtojnë që është live/ Prefektja e Shkodrës ngatërrohet me urimin për Krishtlindje: Ju lutem edhe njëherë nga fillimi (VIDEO)

Prefektja e Shkodrës, Holta Duda është bërë lëmsh gjatë prononcimit për mediat me rastin e Krishlindjeve.

E shoqëruar nga deputetja e PS-së, Marjana Koçeku, teksa po uronte besimtarët për festën e shenjë, Duda ka kërkuar që ta përsëriste urimin, por gazetarët i kanë kujtuar se është live.

“Sot të gjithë bashkë mblidhem të gëzojmë lindjen e Krishtit, ashtu siç ylli ndriti në zemrat e të gjithë popujve në tokën e shenjtë atë natë kur lindi Krishti bebe ashtu edhe unë sot në emër të gjithë.…ju lutem edhe njëherë më falni…”, tha ajo, ndërsa më pas gazetarët i kujtojnë që është live.

Mes emocioneve, Prefektja e Shkodrës, ripërsëriti edhe njëherë urimin e saj për besimtarët e krishterë.

Artikuj të lidhur

Back to top button