Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Fredi Beleri nga burgu renditet i treti në listën e kandidatëve për në Parlamentin Europian, Dule i entuziazmuar: Historia u shkrua me gërma të arta

Teksa priten rezultatet zyrtare të zgjedhjeve europiane në Greqi, minoriteti grek në Himarë ka nisur festën, pasi Fredi Beleri me shumë gjasë do të jetë deputet në parlamentin e ri europian.

Edhe pse ndodhet pas hekurave në burgun e Fierit, ku vuan dënimin e drejtësisë shqiptare për shitblerje votash, Beleri duket se ka shpërblyer besimin e kryeministrit helene Kyriakos Mitsotakis, pasi me 2473 vota renditet si i treti më i votuar në radhët e “Demokracisë së Re”.

Me shpalljen e 7 emrave fitues paraprakë nga Ministria e Brendshme greke, kamera e televizionit Open u lidh direkt me Himarën, ku duket se ka nisur festa nga familja e Belerit dhe përfaqësues të minoritetit grek

Bashkëpunëtorët e Belerit thanë për median greke se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës do të japë sot një mesazh nga burgu, ndërsa kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule tha se e sotmja është një natë e madhe gëzimi për qytetin.

“Ka siguri që Fredi do të jetë eurodeputet. Është një natë e madhe për Himarën. Ky është një shfajësim i Belerit, për betejat e përjetshme të gjithë helenizmit. Historia është shkruar me shkronja të arta”, u shpreh ai.

Lidhur me daljen nga burgu të Belerit, në rast se duhet të jetë i pranishëm në Parlamentin Europian për t’u betuar, nuk ekziston nevoja për një procedurë për betim sa i përket eurodeputetëve.

Gjithsesi, më 16 korrik do të zhvillohet një takim, ku Beleri do të ketë nevojë për leje të posaçme për të marrë pjesë.

Fredi Beleri nga burgu renditet i treti në listën e kandidatëve

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button