Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhiSport

FOTOT: Atleti francez me origjinë shqiptare bën simbolin e shqiponjës në Botëror, renditet i dyti në Torun

Atleti francez Titouan Le Grix ka tërhequr vëmendjen në Kampionatin Botëror të zhvilluar në Torun, Poloni, ku u rendit në vendin e dytë, por edhe për një gjest simbolik në vijën e finishit.

Pas përfundimit të garës, ai formoi me duar simbolin e shqiponjës dykrenare, një shenjë e njohur që lidhet me identitetin shqiptar.

Ky gjest, i përdorur shpesh nga sportistë me origjinë shqiptare, konsiderohet si një shprehje krenarie për rrënjët dhe trashëgiminë e tyre.

Në botën e sportit ndërkombëtar, simboli i shqiponjës është bërë një mënyrë për të treguar lidhjen me origjinën, veçanërisht nga atletë që përfaqësojnë vende të tjera, por që nuk harrojnë identitetin e tyre kulturor.

Artikuj të lidhur

Back to top button