Aktualitet/LajmeKryesoreSociale

Fondi: Mbi 15 mijë pasuri pjesë e trashëgimisë kulturore

2023, vit i suksesshëm për IKTK-në

Për Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore vitit 2023 ishte i suksesshëm sa i përket invetarizimit të pasurive kombëtare. Nëse numri i regjistrimeve për 2022 ishte 6220, në 2023 shifra u tejkalua duke shkuar më 15.166 objekte të listuara në regjistrin e pasurive kulturore të vendit.

Nga këto pasuri, më të fundit që u shpallën edhe kryevlera kombëtare ishin veshja e gruas mirditore, fyejt e Gramshit dhe vallja devollite, duke i dhënë automatikisht edhe më shumë zë e promovim këtyre trashëgimive.

Këtë proces, Ministria e Kulturës e ka shpallur ndër prioritetet e saj për 2024, ndërsa vetë institucioni ndër objektiva të këtij viti veç një sërë pikash, një nga më të rëndësishmet nuk është vetëm katalogimi dhe dokumentimi, por rritja e kapaciteteve për të gjurmuar shkelësit dhe dhunuesit e trashëgimsë kulturore. Ndërsa vazhdon procesi i përditësimit të objekteve të regjistruar ndër vite në institucionet muzeale e arkiva.

Databaza në 2024, jo vetëm që do të zgjerohet, por do të përshtatet dhe me tekonlogjitë e reja atë të AI. Ndër projektet është edhe rritja e elementit të sigurisë në ndërhyrje dhe konservim të godinave monument kulture, por edhe të pasurive që ato mbartin.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button