
Nga Joni Shanaj-
Nqs qeveria shqiptare nuk vendos në kontroll, rolin që “polici private”, “biznesmenë” privatë, “producentë” privatë, sekserë ministrish dhe interesash të ndryshme, ushtrojnë deri në formulime ligjesh të propozuar nga qeveritë, pa asnjë, fokus, vëmendje dhe kuptim nga askush jashtë konfliktit të interesit dhe në kundërshtim me çdo llogjikë, qeveria shqiptare me paaftësinê që e karakterizon, pêr të dalluar ç’është konflikt interesi dhe çfarë jo në raport me interesin e gjerë publik, po i shërben dhe do t’i shërbejë ndoshta edhe padashje, luftës më të ndyrë kundër interesave të SHBA-së dhe partnerëve tanë.
Nuk diskutohet që ka luftë hibride ndaj Shqipërisë.
Si gogël e vogël Shqipëria e korruptuar deri në projektligj edhe nga disa tipa mediokër pa asnjé pushtet dhe fuqi kushedi, mund të përdoret, është duke u përdorur dhe do të përdoret nga çdokush t’i teker për nteresa që nuk kanë lidhje me Shqipërinë.
Sot interesa mediatikë globalë po përdorin inazhet e të rinjve shqiptarë pêr hesap të luftës politike në SHBA dhe në funksion të propagandave më të shëmtuara anti-semite në botë.
Nesër, nqs do të vazhdojmë të kemi qeveri kaq të paafta për të lexuar dhe kuptuar qoftë dhe një ligj për një sektor të zgajdur si kinematografia shqiptare, nuk do të përdoren më fytyrat, por trupat e të rinjve shqiptarë mish për top.
Zemërimi i të rinjve shqiptarë është i drejtë, gjenuin dhe askush prej nesh nuk do më të intimidohet, dhunohet, terrorizohet, kërcënohet, shtypet dhe fyhet nga askush më në jetët tona, apo të lejojet të shkelet nga njerëz të emëruar në detyra sado modeste nga qeveritë e vendit tonë.
Nuk ka ç’personalizim më të tepërt sesa kur dikush mendon se mund të trajtojë të tjerët për budallenj.
Ka një lëvizje botêrore të shtyrë nga një krah okult i cili nuk pyet për askënd dhe nuk e ka problem të ushqejë nazizmin kudo në planet.
Heqja zvarrë e njeriut në Zvërnec nga disa njerëz me uniformë të zezë ka një paralel me ‘Ligjin e ri për kinemarografinë’ të propozuar nga Minstria e Kulturës së Shqipërisé e cila po kryen rol të ngjashëm me policët e zhulatur të Zvërnecit, me banditetë me spray nga pas.
Autorët e filmit shqiptar kësaj rradhe janë ata qé po asgjesohen me ligj, pasi janë mbajtur zvarrë për dekada nga rregullore, statute dhe kryetarë QKK-ësh.
Manipulimet e “banditëve” me referencë politikat e shtyra në Shqipëri nga BE dhe Këshilli i Europës në vendin tonë, deri më sot janë vënë në veprim për të asgjesuar filmin shqip, konkurencën e lirë dhe krijuesit shqiptarë.
Nuk e keni kuptuar por do kuptohet, gradualisht, pak nga pak.
Thashetheme, fjalime, PR, pëshpëshe kafenesh dhe korridoreve; veshur mendjet uniformë nga influenca të vajosura me para publike, sorollatje konferencash të përditshme sekserësh që kërkojnë të përfitojnë paturpësisht në rrëmujën që karakterizon Shqipërinë pa qeveri dhe shtet në KULTURE, duke vrarë artin në tërési dhe kinematografinë, si një prej aseteve më të çmuara kulturore të vendit tonë.
Mes krijuesëve, autorëve dhe organeve zyrtare të qeverisë qëndron një hendek telash me gjemba me ca roje gardhesh të futur në skenë nga nuk e di se kush.
Kjo i mbetet dhe i duhet vënë detyrë qeverisë ta hetojë, bashkë me autorët e vêrtetë të mizanskenês së ngjarjes të Zvërnecit brenda kufijve të shtetit shqiptar.


