Aktualitet/LajmeSport

Fidel Ylli: Ky është projekti ynë për një stadium te ri me kapacitet 41.700 vende, do ia kalojmë Juventusit

Shqipëria, me kompleks të ri olimpik”. Presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli ka zbuluar për emisionin “Zona 30” në RTSH projektin ambicioz, i cili pritet të ndërtohet në periferi të Tiranës.

“Është një projekt që do të jetë nga më të bukurit në botë, përfshin pothuajse 90% të sporteve olimpike brenda. Do të ndërtohet në periferi të Tiranës, në jug-perëndim, ku do të ketë një stadium me 41508 vende, një vend më shumë se stadiumi i Juventusit.

Do ketë tri fusha të tjera ndihmëse me nga katër mijë vende. Do të ketë dhe një pistë tjetër atletike, përveç pistës së stadiumit, që do jetë me standarte olimpike. Do ketë fusha golfi, një pallat sporti me 6 mijë vende”, tha ai.

Sipas Yllit ky stadium i ri do i shërbejë gjithë futbollit shqiptar.

“Sigurisht që ky stadium nuk bëhet për Komitetin Olimpik, nuk bën sport, por futbolli është nën ombrellën e KOKSH dhe ka menduar edhe për futbollin që është sporti më popullorë, për ti bërë një stadium të tillë, sepse u pa, 22 mijë vende dhe ka kërkesa.

Edhe për Ishujt Faroe nuk gjeje bileta. Mendoj se ka ardhur momenti për të ndërtuar një stadium, që të mos kemi vetëm Conference League, por edhe një Champions League apo Europa League”, u shpreh Ylli.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button