Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Ferit Hoxha drejt largimit si ambasador në OKB, ja kush pritet ta zëvendësojë

Ferit Hoxha, i cili aktualisht është ambasador i Shqipërisë në OKB pritet të drejtojë misionin tonë diplomatik në vendet e Bashkimit Evropian.

Hoxha prite të jetë edhe rezident dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Dukatin e Madh të Luksemburgut, jo rezident.

Ndërkohë Ilirian Kuka është kandidat për ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Hungarisë.

Ndërsa Suela Janina, do të jetë kandidate për ambasadore e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë, pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, rezident dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Kubës, jo rezident.

Emrat e diplomatëve të rinj pritet të dekretohen nga presidenti, ndërsa ata do raportojnë edhe në Komisionin e Jashtëm Parlamentar.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button